TIRANË - "Shqipëria ka 100 vjet padrejtësi dhe kjo duhet ndryshuar në mënyrë urgjente". Me të tillë gjykim e ka nisur intervistën e tij sot, i ftuar në studion e "A1Report!", avokati i njohur Spartak Ngjela, kryetar i partisë "Ligj dhe drejtësi". Ai jep parashikimet për të ardhmen politike të vendit pas 23 Qershorit, duke filluar me Kryeministrin "Saliun, që e blenë njëherë"; Presidentin "kukull"; kreun e opozitës Rama, "që nuk ka shenja Orienti"; Bamir Topin, që e cilëson si "yllin e ri në lëvizje" drejt PD-së; Topallin, "që nuk i dhemb kurrë koka"; Malajn, "një virus nga e majta" për të përfunduar me kreun e ri të PD-së, aty ku "do duhet një supernova - shpërthim i një ylli".
Avokat Ngjela, sot jeni shprehur se në Shqipëri ka 100 vjet padrejtësi.
Mund të ma provosh të kundërtën? Në një aktivitet ishte shkruar gabim “100 vjet drejtësi”. Ka 100 vjet padrejtësi. Sa jam unë gjallë, nuk ka pasur drejtësi. Në vitet ‘20-’30, mendoni se ka pasur drejtësi? Si zor. Kohë me shtete të pakonsoliduara. Drejtësi duhet të kishte nga ’91-shi e këtej. Nëse nga vitet ‘40 ka shqiptarë të fyer nga ’91-shi, kemi tallje me popullin shqiptar. Kjo duhet ndryshuar në mënyrë urgjente. Popullit duhet t’i kthehet besimi tek drejtësia.
A do të kishit dashur të ishit futur në listat e PS-së?
Nuk mund të bëja një aleancë me Edi Ramën, që të hyja në listat PS-së. Nuk kam punë fare. Unë jam dinjitoz, nuk i shkel aleancat. Kontributi në parti mund të të bëjë ministër - deputet të bën populli. Si do hyj në listat e PS-së?! Ajo ka tjetër vizion, ka tjetër elektorat.
Ka njëfarë mërzie tek aleatët tuaj?
Nëse kanë bërë një marrëveshje, kanë të drejtë të mërziten. Por unë dal në çdo vend të Shqipërisë, edhe në Tropojën e Saliut dal deputet. Unë kam bërë marrëveshje për votën e lirë dhe shtetin shqiptar dhe rrëzimin e këtij kryeministri, që ka dhunuar votën e lirë në Shqipëri.
A i japin prioritet në votë PD-së, përfshirja e aleatëve në lista?
Nuk është gjykim apriori, por aposteriori. Rama duhet t’i kishte futur aleatët e tij në listë për t’i dhënë potencë ekipit. Lëvizja e Saliut është lëvizje, e cila kërkon të marrë dhjamë nga pleshti, maksimumin e maksimumeve në një garë, që e mendoj të humbur. Ekipi i tij thotë se nuk fiton. Rama nuk e bëri këtë skemë, sepse është i sigurt për fitoren. Problemi esencial në këtë rast është që opozita duhet të ketë fushatë elektorale, që t’i japë të kuptojë se do të nxjerrë ristrukturimin e shtetit shqiptar. Sepse gjithë kjo gjendje është si pasojë e mosfunksionimit të shtetit shqiptar.
Këtë instrument e ka pushtuar totalisht një njeri. Me Presidencë, me një president kukull që ka, me Gjykatë të Lartë, duke transferuar gjyqtarët sa andej këtej. Shteti për ta është një lojë kumari. Midis këtyre autokratëve, ata luajtën kumar; ose ishin aktorë, ose kanë vënë në kumar të ardhmen e popullit të tyre. Këta janë këta. Ky koalicion do ketë seriozitetin e vet për të krijuar struktura normale të shtetit; të dyja janë të dhunuara nga forca e pushtetit aktual ekzekutiv.Ka marrë njerëz nga zona të pazhvilluara të Shqipërisë për të drejtuar zonën e zhvilluar. I prapambeturi nuk ka si të drejtojë shtetin. Noli thoshte: Merrini bëjini gjeneralë, por jo mësues. Nëse nuk funksionon ligji, nuk funksionon asgjë.
Si e gjykoni kandidimin e pavarur të Arben Malajt?
Që të ketë përplasje është normale. Të krijosh involvim të ri në një pikë të nxehtë në garë nuk është normale pasi politikani duhet të bëjë një llogari. Kam vënë re se në disa raste në parlament nuk ka mbajtur qëndrim politik. Është qëndrimi i tij, nuk e di pse. Për sa i përket dëmtimit që do të sjellë ai, bën një analizë: ja s’fitoi shefi aktual i opozitës dhe ti e ke dëmtuar partinë tënde. Ku do shkosh?! Në një parti tjetër. Pasi ke favorizuar partinë tjetër. Në rast se PD merr në Vlorë, 2 deputetë, për shkak të një virusi nga e majta këto duhen analizuar. Këto janë strukturat e partisë tënde, do durosh. Arben Malaj nuk ma merr mendja se del deputet, por ka jehonë në vendin e tij. Është vlonjat, e ka fituar politikën nga Vlora. Le të linte Berisha, Jozefinën jashtë, a do hynte dot në Shkodër? Shiko cfarë involvimi ka sjellë Bamir Topi. Lëvizja Topi nuk e dimë ç’është. Dimë që është top bore, por mund të bëhet ortek. Topi ishte elitë atje.
Nëse nuk e pranon konceptin e Ramës për politikën, dil nga grupi parlamentar, dil nga grupi parlamentar dhe mbaj qëndrimin tënd. Në parim të përgjithshëm. Malaj ka kohë të tërhiqet, sepse shkon drejt dekadencës poliktike. Ai del skifo po humbi. Nuk është në interesin e tij që të shkatërrojë lëvizjen, që i dha personalitetin. E ka marrë nga PS.
A është sulm për znj.Topalli, krijimi i klanit Basha? Thonë që Jozefina ka dalë atë ditë me dhimbje koke.
Nuk i dhemb koka kurrë asaj. Ajo ka defektet e veta. Është femër. Nuk dua të hyj në analiza, por koka nuk i dhemb, ju garantoj. Ata që janë hequr nga Shkodra, kane qenë pa vlerë fare.
Po Trashani?
Është kot fare. E mbajti 4 vjet. Pse do të dojë më? Kot. Nuk besoj se Topalli të jetë e mërzitur nga kjo. Duhet një supernova - shpërthimi i një ylli. Një herë në 2 miliardë vjet shpërthen ky yni. Topi është ylli i ri në lëvizje në një të ardhme. Qëndroi djathtas. Ka pakënaqësi tek njerëzit ndaj tij, kur ishte President. Por Topi është konfliktuar me Saliun dhe jo personalisht, por për shtetin. Nuk ia dha shtetin Saliut. Nuk ia dha as Moisiu, por ky më shumë akoma, nuk i dha as prokuror. Do jetë Topi apo Topalli, yjet ku do mblidhen? Këtë nuk e di. Kush të jetë më i fortë. Humbja e Berishës krijon supernovën.
Po të jenë këta në opozitë?
Kur je në opozitë, shteti të blen. Vetëm mua dhe Saliun s’na blenë dot; po dhe Saliun e blenë një herë.
Në rast të humbjes së PD-së, parashikoni tërheqje nga partia, të Berishës?
Do rezistojë nja 2 muaj, pastaj nuk e di.
Nëse humb PS-ja?
Rrisku është për kryeministrin në hije. Po nuk janë shenjat. Janë për mbi 85.
Si do të ristrukturohet shteti, pasi më shumë përqendrohemi tek forma sesa tek përmbajtja?
Ne nuk jemi në gjendje të dallojmë formën nga sistemi, që është substancë. Që të ketë sistem, duhet të ketë sistem të menduari, pastaj politik, me të cilën i del popullit përpara. Sistemi politik që i drejtohet popullit është tek ajo që kërkon të propozosh dhe të zhvendosësh krizën. Jemi gjithmonë në krizë. I vetmi shans për ne është hyrja në BE. Nënshkrove për BE-në, menjëherë fillon strukturimi për parametrat e BE-së, për tregun e saj, kjo është para. Rama mund të ketë shumë defekte, por nuk ka shenja Orienti.
Sot është Dita e Europës...
Ne për në Europë jemi nisur. Është një simbol.
A kemi ne një lider perëndimor?
Shqiptari më perëndimor është Ismail Kadareja. Dhe dy oksidentalët më të mëdhenj të Shqipërisë janë të dy myslimanë; Ismail Kadare dhe Faik Konica. Për të mos thënë për Naim Frashërin, që është një nga ata. Saga e Kadaresë evokon Shqipërinë paraturke.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Topi ose Topalli marrin PD"">