Supersfida me Skënderbeun, trajneri i Partizanit: Dua luftëtarë në fushë

Supersfida me Skënderbeun, trajneri i Partizanit: Dua luftëtarë në fushë

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi gjatë konferencës për shtyp

Partizani do të luajë të hënën ndaj Skënderbeut, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 30-të të Superiores. Në “Selman Stermasi”, të kuqtë kryeqytetas duhet të bëjnë autokritikë për atë disfatë turpëruese 4-0 në Kukës, çka i largoi ndoshta përfundimisht me vendin e dytë.

Trajneri Klevis Dalipi ka dalë në një konferencë shtypi sot në mesditë dhe ka bërë analizën e tij të situatës:

Humbja në Kukës? Iu kisha thënë lojtarëve se duhet të jemi me këmbë në tokë. I kisha përgatitur gjatë gjithë javës që të ishim të kujdesshëm, por si duket këshillat e mia nuk u morën parasysh. Unë kam fatin që kam qenë lojtar vetë, pasi në futboll, dashje pa dashje, ekziston euforia. Ky ishte faktori kryesor që bëri të humbnim në Kukës. Njëherazi, nuk duhet të harrojmë edhe mungesat, të cilat na kushtëzuan shumë. Pas ndeshjes kam deklaruar se unë, i pari, iu kërkoj falje lojtarëve. Pse e kërkoj këtë? Jo s’e kam humbur besimin tek ata, por dua të japin diçka më shumë. Kërkoj gjithmonë më të mirën. Nga ndeshja në ndeshje, paraqitja duhet të vijë në përmirësim. Fusha e Kukësit ka një specifikë tjetër dhe ne, siç duket, nuk ishim përgatitur për të. Humbëm për meritë të tyre, por edhe për mefshtësi tonën. Nëse nuk përshtatesh e ke të pamundur të marrësh një rezultat pozitiv. Në media ka dalë se ka pasur tensione mes Bardhit dhe Çanit. Ajo që kam kërkuar, pas humbjes ndaj Kukësit, ka të bëjë me harmoninë. Si trajner nuk dua një dhomë zhveshjeje me lojtarë që të jenë super të edukuar, por të jenë luftëtarë. Të kenë ego edhe në seancat stërvitore. Nëse ka edhe përplasje fizike për të mirën e punës, jam i gatshëm ta pranoj. Vetëm kështu mund të ecet përpara. Ky konflikt mes Çanit dhe Bardhit ishte për të pasur një rezultat pozitiv, ndaj e marr pozitivisht këtë lloj egoje mes futbollistëve. Nëse të dy duan të përmirësohen dhe të arrijnë më lart, për mua si trajner është në rregull edhe ndonjë përplasje e vogël mes tyre. Unë dua luftëtarë në të ardhmen, në stërvitje dhe në ndeshje. Eshtë folur edhe për një debat timin me Çanin. Ju siguroj se jo. Përkundrazi, kam një marrëdhënie shumë të mirë, duke qenë se ai vjen nga një mentalitet tjetër. Jam i hapur që të ecim gjithmonë përpara. 

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi

Ndeshja e radhës me Skënderbeun? 

Motivimi do të jetë shumë i madh, por do të jetë shumë e vështirë, sepse dihen vlerat e skuadrës korçare. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se jemi Partizani. Luajmë në fushën tonë dhe kjo na bën më ambiciozë. Jam shumë i kënaqur me atë që futbollistët po bëjnë në stërvitje.  Me shumë qetësi dhe me shumë mprehtësi po e studioj këtë sfidë. Të tilla ndeshje duan eksperiencë dhe shumë inteligjencë në interpretimin e lojës. Duhet të kuptojmë se ndaj Skënderbeut është një ndeshje kyçe për vazhdimësinë. Fitorja ndaj skuadrës që mban vendin e parë do ta ngrinte shumë moralisht Partizanin. 

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi

Formacioni? 

Mbeten edhe dy ditë për të pare dhe vendosur. Akoma nuk e kam përcaktuar përfundimisht skuadrën startuese. Do të shoh deri nesër se si do të reagojnë lojtarët. Nëse në këtë ndeshje do të ul në stol ndonjë nga titullarët e sfidave të kaluara, kjo nuk do të thotë asgjë. Ky është një ballafaqim me specifikë shumë të veçantë, ndaj edhe në përzgjedhjen e formacionit titullar duhet trajtuar si e tillë.

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi

A do të ulet Batha në stol?

E kam lexuar sot diçka të tillë, për Bathën dhe Fejzullahin, dy lojtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën. Batha është kapiteni i Partizanit dhe fut frymën pozitive në grup. Është i pari që jep shkëndijat në çdo ndeshje. Ai di ta tregojë veten në ndeshjet e mëdha. Deri në fund, deri në ditën e fundit të kontratës, çdo lojtar do të japë maksimumin. Futbollistët do të respektojnë kontratën deri në fund. Skuadrat e tjera mund t’i dëshirojnë, por jemi ne të parët, që negociojmë. 

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi

Sfidë trajnerësh me Ilir Dajën? 

E vlerësoj me shumë, se është një trajner me mjaft eksperiencë në futboll. Në një farë mënyre, Daja jep një shembull pozitiv për brezin tonë.


Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë