Superstrada Levan-Tepelenë ka sjellë sërish debate në komisionin e Jashtëm. Deputetët socialistë i kanë kërkuar përfaqësuesit politik në ministrinë e Trasporteve saktësimin e kohës se kur do të përfundojë kjo rrugë, e cila ka paralizuar jugun e Shqipërisë. Përfqaësuesi Ernest Noka, në kundërshtim me atë që tha para dy ditësh në komisionin e Ekonomisë se rruga do të përfundonte në fund të nëntorit, dje u shpreh se rruga Levan-Tepelenë përfundon në fund të dhjetorit. Noka tha se prej dy muajsh nuk janë bërë punime, pasi nënkontraktori grek nuk kishte shlyer pagesat. Sipas Nokës, ky bllokim do të korigjohet nga qeveria greke, e cila pritet të investojë këtë rrugë.

Debatet në komision

Ernest Noka: Ka ngelur një pjesë rruge prej 4.5 kilometra për shkak të përmbytjes nga hidrocentrali i Kalivaçit. Ndaj duhet që të bëhet edhe zhvendosja e projektit. Dhe dëmi sigurisht që do të paguhet nga koncensionari. Po ashtu kemi probleme edhe me kontraktorët aktual, pasi nuk kanë bërë pagesat e puntorëve, dhe si rjedhojë janë bllokuar punimet për 2 muaj. Nuk kemi asnjëgjë zyrtare. Por ne kemi kontaktuar me qeverinë greke për këtë problem, dhe ajo na ka premtuar se në këtë aks do të financojë vetë qeveria greke.
Arta Dade: Unë atë rrugë e bëj, të paktën, minimumi 2 jerë në muaj. Banorët e kësaj zone janë mërzituar për shkak të këtyre vonesave. E bëjnë më të vështirë transportin, rruga është copë-copë. Ndaj unë dua të drejtoj një pyetje shumë të drejtëpërdrejtë. Kur mbaron rruga?
Ernest Noka: Ato që thoni ju qëndrojnë. Por problemi qëndron se kjo ka nisur që në vitin 2004, në atë kohë kanë qenë socialistët. Ndaj gjatë gjithë kësaj kohe ka paur probleme me fillimin e projektit. Ne po ecim me shpejtësi, po e ndërtojmë.
Arta Dade: Sa do të ecni meqë po punoni. Kur do ta përfundoni?
Ernest Noka: Në fund të dhjetorit.
Namik Dokle: Ju thoni që do të përfundojë në fund të nëntorit.
Ernest Noka: Është shtyrë koha e përfundimit pasi kanë dy muaj pa punuar në atë rrugë.
Namik Dokle: Po si, relacioni thotë ndryshe. Nuk e besoj se zoti Leshnja gënjen. Para pesë muajve i është dërguar ministrisë së Financave dhe në shtator vjen në Kuvend për tu miratuar.
Vangjel Dule: Kjo rrugë të përfundojë! Duhet të përfundojë rruga Levan-Gjirokastër. Ju a keni përllogaritur ndonjë dëm për amortizimin e makinave që kalojnë në këto rrugë?
Arta Dade: Do të na blejnë nga një makinë të re.
Ernest Noka: Po kemi bërë përllogaritje të dëmit. Do të përfundojë rruga shumë shpejt.
Ernest Noka: Dëmi është përfitimi.
Namik Dokle: Epo shumë mirë ishalla po e përfundoni në muajin dhjetor. Unë kërkoj kryetar se në datën 29 dhjetor zotin Noka ta ftojmë për një gotë shampanjë.

(fc/shqiptarja.com)