Suplementi "Shëndeti", diabeti i 
tipit 2, faktorët që rritin rrezikun

Suplementi tipit 2, faktorët që rritin rrezikun">
Diabeti i tipit 2 është deri tani forma më e zakonshme e diabetit (prek 90% të rasteve) dhe është tipike e moshës më të vjetër. Ky lloj diabeti karakterizohet nga një pengesë të dyfishtë: nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës për të përmbushur nevojat e trupit ose nuk e përdor insulinën që prodhohet në mënyrën e duhur.

Shkaqet e shfaqjes së sëmundjes përgjithësisht janë faktorët trashëgues dhe ata të mjedisit. Nëpërmjet studimeve gjithëpërfshirëse, mjekët kanë arritur në përfundimin se diabeti i tipit 2 është si një “pasuri trashgimore”, që do të thotë se disa popullsi apo familje e trashëgojnë sëmundjen nga prindërit ose gjyshërit. Personi me diabet të tipit 2 është përgjithësisht një person i moshës së dytë apo të tretë, me një peshë më të madhe se pesha ideale. Simptomat zakonisht nuk janë aq të dukshme si në diabetin e tipit 1, nuk merren parasysh dhe zbulimi i diabetit mund të ndodhë në një mënyrë krejtësisht të rastit, për shembull gjatë një “check-up”-i.
 
Ushqimi

Për ata që vuajnë nga diabeti tipi 2 duhet të kenë kujdes me ushqimet. Nuk duhen të konsumohen yndyrnat si dhe gatimet me vaj. Duhet të haen perime, mundësisht të ziera. Mishi nuk sygjerohet, vetëm në rastet kur zihet mirë dhe nuk skuqet. Këshillohen gjellët me lëng si bizelet apo thjerrëzat.
 
Diabeti te fëmijët
Hapi i parë në trajtimin e diabetit tip 2 për fëmijën tuaj është vizita te mjekët. Mjeku mund të përcaktojë nëse fëmija është mbipeshë. Mjeku mund të kërkojë teste të sheqerit në gjak e fëmijës për të parë nëse ka diabet. Nëse fëmija juaj nuk ka diabet, mund të jetë më e vështirë për të përcaktuar nëse kjo është tipit 1 ose tip 2.
 
 
Diabeti në Shqipëri

Sipas Ministrisë së Shëndetsisë diabeti është një sëmundje që nëse nuk zbulohet dhe nëse nuk mjekohet në kohë, mund të shkaktojë ndërlikime serioze, të tilla si sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave, infeksione urinare, amputime të këmbëve, etj.

“Prandaj, edukimi dhe ndërgjegjësimi për parandalimin e kësaj sëmundjeje kërcënuese ka një rëndësi të dyfishtë, pasi përveçse një sëmundje kronike me kosto të lartë shëndetësore, ajo mbart edhe një kosto të konsiderueshme sociale dhe ekonomike, për shkak se prek të gjithë komunitetin, i cili ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje”, - thuhet në raportet e Ministrisë së Shëndetisë.

Në vendin tonë raportohen afërsisht rreth 63 mijë diabetikë të njohur ose 2.9% e popullsisë adulte, ndërkohë, që numri i tyre duhet të jetë 2-3 herë më i lartë. Rreth 50% janë të padiagnostikuar, që do të thotë se në realitet shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë. Mosha më e prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti Tip 2 po haset përherë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç, duke prekur moshat aktive për punë, por këmbanat po bien ndërkohë që forma e diabetit 2 po ndeshet edhe tek fëmijët.
 
Faktorët kryesor që rritin rrezikun
 
-Shtimi në peshë
-Mungesa e aktivitetit fizik
-Përqindja e lartë e kolesterolit
-Hipertensioni
 
Kush rrezikohen të vuajë nga diabeti i tipit 2?
 
- Individët mbi 45 vjeç
- Ata që e kanë diabetin të trashëguar nga familja.
- Ata që vuajnë nga mbipesha.
- Ata që nuk kryejnë aktivitet fizik të rregullt.
- Disa grupe etnike dhe racore (amerikano-afrikanët, amerikano-hispanikët, amerikano-aziatikët dhe indianët amerikanë).
- Gratë që kanë pasur diabet shtatzënie apo që kanë lindur fëmijë mbi peshë.
 
Shenjat paralajmëruese
 
- Ndjeheni i lodhur
- Nevoja e shpeshta të urinoj gjatë natës
- Etje pazakonshme
- Humbje e papritur në peshë
- Shikim i turbullt
- Infeksione të shpeshta
- Plagë që mezi mbyllen
- Mpirje të duarve apo këmbëve
- Uri të jashtëzakonshme
- Lodhje të përgjithshme
- Gjendje të përgjithshme të irrituar

Si të jetosh deri në 120 vjeç
 
Punoni më shumë
 
Dalja në pension, nuk duhet të jetë një shkak për të lënë punën, përkundrazi të moshuarit duhet të punojnë deri në moshën 75 vjeç, në mënyrë që të jetojnë më gjatë. Sipas  studimit të “Kings College London” puna edhe pas moshës 65 vjeç mban trurin aktiv, nuk lejon plakjen e tij dhe rrit jetëgjatsinë
 
Qeshni
Të qeshës është ilaç. Ekspertë në Universitetin e Lidsit kanë gjetur një nënqeshje që stimulon diafragmën, e cila ndihmon lëvizjen e gjakut rreth trupit. Gjithashtu të shikosh vetëm 15 minuta filma humoristik mund të përmirësojë rrjedhjen e gjakut në zemër me 50%. Qeshja këshillohet edhe si faktor psikologjik
 
Vraponi
Sipas studimeve një individ rri ulur në ditë 8.9 orë si dhe 7-8 orë duke fjetur. Gjithë ky “pasivitet” ngre rrezikun për shtimin në peshë, sëmundje të zemrës, diabet, kanceri i zorrës së trashë, depresioni etj, që janë dhë sëmundje të cilat sjellin uljen e jetgjatësisë. Kush qëndron pak orë ulur jeton 5-7 vjet më shumë.


Studimi, Kafja rikthen kujtimet, 24 orë pasi është konsumuar

Një studim amerikan ka treguar se kafeina mund të theksoj kujtimet tuaja për të paktën 24 orë pasi ajo është konsumuar. Pjesëmarrësit në studim kanë marrë një hape qetësuese e padëmshme apo një tabletë 200mg kafeinë, i njëjtë si një filxhan i madh i kafe. Studimi nga Michael Yassa, një profesor asistent i shkencave psikologjike dhe të trurit në Universitetin Johns Hopkins, Maryland, tha se fillimisht, njerëzve u janë dhënë imazhe apo shkrime të ndryshme, ndërsa një grupi tjetër i janë dhënë imazhet por jo kafeina.

Ditën tjetër, të dy grupet janë testuar se sa mirë ata imazhet e një ditë më parë. Grupi që konsumuan kafein identifikonin më mirë imazhet se grupi që nuk e konsumuan atë. Zakonisht, kur ne mësojmë gjëra të reja, janë ruajtur së pari në tru në një formë të përkohshme që lehtë mund të harrohen. Këto rezultate sugjerojnë që kafeina bën konsolidimin më efikas të kujtesës, por shkencëtarët ende nuk janë të sigurt të mekanizmit biokimike.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë