TIRANË- Portieri Aldo Teqja i cili një muaj më parë ra nga kati i gjashtë i pallatit ka vizituar lojtarët dhe stafin e FK Partizanit. Klubi i kuq bën me dije se Teqja ka ndjekur nga afër seancën stërvitore në kompleksion sportive Internacional në Pezë si dhe do të rikthehet shumë shpejt.
Teqja u rrëzua nga banesa në katin e gjashtë në pallatin në lagjen Medar Shtylla, duke u shpëtuar nga tenda e një lokali në katin e parë. Portieri i dytë i Partizanit, nuk pati probleme por vetëm shembje.
Duket se 1 muaj pas rrëzimit nga kati i gjashtë Teqja ka rikuperuar më shumë se ç'pritej dhe se shumë shpejt mund t'i kthehet stërvitjes.