Suprizon babain në studio, sopranoja Ramona Tullumani zbulon për herë të parë portretin e vajzës së vogël

Nëpërmjet një lidhje në skype për emisionin “ Rreze Dielli” soprano Ramona Tullumani ndërsa tregonte më tepër për koncertin që do të mbahet së shpejti në amfiteatrin e Tiranës ‘ Tre tenorët’ rrëfeu pak më tepër edhe për mëmësinë.

Së fundmi ajo është bërë nënë e një vajze të vogël të cilën e ka pagëzuar me emrin Nikol.

“Për mua personalisht nuk është e thjeshtë pasi duhet të ndajë kohën ndërmjet një vajze që nuk ka mbushur akoma tre muaj dhe angazhimit tim që kësaj rradhe është goxha serioz nëqoftëse në 2019 ishin 10 tenorë dhe unë nuk doja që të bëhesha pjesë shumë e rëndësishme e tyre doja që të ishin ata, këtë vit mendova që të paraqitesha me dicka më serioze” u shpreh ajo.  

Në studion e ‘ Rreze Dielli” ishte edhe producenti Edmond Tullumani, i cili u suprizua nga vajza  tij ndërsa zbuloi në emision portretin e Nikol për të përshëndetur gjyshin në këtë dalje televizive.

‘Ajo na ka sjell mbarësi, është mbarësia e këtij viti edhe për festën tonë” tha ai mes emocionesh. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali