Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë ka njohur surprizën e parë. Besëlidhja e Lezhës është kualifikuar në gjysmëfinale së bashku me Skënderbeun dhe Tiranën.
Këto janë edhe tre ekipet e para që sigurojnë biletën për në raundin para final të kompeticionit më të rëndësishëm pas kampionatit kombëtar.
Korçarëve u ka mjaftuar një gol i shënuar nga Gavazaj, për të siguruar kualifikimin në ndeshjen e kthimit ndaj Laçit, ku takimi i parë ishte mbyllur në barazim 1-1.
Ndërsa Besëlidhja ishte surpriza e kësaj faze, ku pas Partizanit në çerekfinale eliminoi edhe Flamurtarin nga Kategoria Superiore.
Lezhjanët fituan ndeshjen e parë, ndërsa në këtë të kthimit barazuan pa gola, duke siguruar një nga 4 biletat e gjysmëfinaleve.
Kukësi-Tirana nuk pati shumë histori. Pas ditores së parë 2-1 në “Selman Stërmasi” bardheblutë arritën të marrin një barazim pa gola në Kukës, duke siguruar edhe ata gjysmëfinalet.
Çerekfinalja tjetër pritet Teuta-Vllaznia të luhet në orën 17:00 të kësaj të mërkure.
Takimi i parë mes dy ekipeve ka përfunduar me fitoren minimale të shkodranëve 1-0.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com