Shën Valentini po festohet ndryshe  në Tiranë. Ashtu si edhe çdo vit tjetër  Bashkia e Tiranës  ka sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Krahas aktiviteteve të  shumta  në zona të ndryshme të Tiranës, sërish  Parku i Madh i Liqenit mbetet qendra e organizimeve festive. Bashkia e Tiranës  e ka zbukuruar  Parkun e Liqenit me  simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.

Fotot janë shkëputur nga pamja që ofron  sot  Parku i Madh i Liqenit, ku  me dhjetëra zemra të kuqe janë vendosur në hyrje të  liqenit, duke e bërë  ditën e të dashuruarve edhe më të  bukur. Të dashuruarit  mund të  shkrepin foton e tyre në vendin ideal, për ta postuar në rrjetet sociale.