Këngëtarja e njohur me origjinë kosovare Rita Ora, ka marrë një surprizë të këndshme kur prezantuesi i emisionit “The Rundown”, i ka rrëfyer se është shqiptar.
Madje ky i fundit ka zbuluar edhe tatuazhin me shqiponjën të cilën e kishte në kraharorin e tij. Më pas në formën e një shakaje ai i ka propozuar bukuroshes Ora të lidheshin në martesë së bashku, meqë të dy ishin me origjinë shqiptare.
Ora nuk e fshehu habinë por njëkohësisht edhe kënaqësinë për origjinën e prezantuesit.
Vetëm para pak kohësh ajo ka vizituar Kosovën, ku dhe xhiroi pjesë nga klipi i saj më i fundit.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com