Surpriza, Taçi ka 51% të Vetro Energy:
Do forcojmë Albpetrolin

Surpriza, Taçi ka 51% të Vetro Energy:<br />Do forcojmë Albpetrolin
TIRANE- “Vetro Energy”, konsorciumi me seli në Singapor e cila ofroi 850 milionë euro për të fituar tenderin për privatizimin e Albpetrol zotërohet 51% nga Rezart Taçi. Lajmi është bërë publik nga vetë ai në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e këtij konsorciumi, Mathew Roszak dhe një përfaqësues tjetër i këtij konsorciumi, Peter Huddleston, që u zhvillua rreth orës 14:00, në hotel Rogner. Rezart Taçi tha që në 5 vite do investohen 220 milionë dollarë.

Aksionerët në konferencë dhanë detaje të përbërjes së konsorciumit por dhe projektit të investimit pas blerjes së kompanisë Albpetrol.

Konsorciumi përbëhet nga 2 kompani: “'Hyppo Oil" me seli në Singapor dhe “SilkRoad Equity” me seli në Çikago. Rezart Taçi tha se zotëron 100% aksione të “Hyppo Oil”, e cila në këtë konsorcium ka 51% të aksioneve, ndërsa 49 për qind zotërohen nga amerikanët e 'Silk Road'.
.
ROSZAK: TAÇI PARTNER I RENDESISHEM
Mathew Roszak, drejtuesi i konsorciumit  e cilësoi partner strategjik zotin Taçi pa të cilin siç tha ai nuk do të kishin pasur mundësi të merrnin pjesë në tender. “Partneri strategjik i konsorciumit Vetro Energy do të jetë Armo i Rezart Tacit dhe Taçi oil. Arritjet e Rezartit kanë qenë të thella dhe jemi shumë të nderuar që jemi partnerë të tij në këtë sipërmarrje. S’do të kishim marrë pjesë në tender nëse nuk do të ishte Taçi. Do të ecim përpara bashkë me Armo e Taçi oil në nxjerrjen, rafinimin dhe shpërndarjen e naftës.” - tha Roszak.

Rezart Taçi, i cili është aksioner 100 % i aksioneve në kompaninë “'Hyppo Oil” me qendër në Singapor  u shpreh i bindur në suksesin e projektit. “Privatizimi i Albpetrol-it do të rrisë sigurinë dhe pavarësinë energjetike të vendit. Grupi ynë në këtë projekt plotëson ciklin e tij të biznesit nxjerr, rafinon dhe shet naftën te konsumatori. Në këtë mënyrë konsumatori do marrë produkt shqiptar me kosto të ulët. Nëpërmjet rafinerimit do përfitojnë shqiptarët dhe ekonomia shqiptare nëpërmjet rritjes së taksave. Integrimi do të sjellë reduktim në deficit buxhetor pasi një pjesë e naftës që do importohet, tani do të nxirret nga Shqipëria ". Sipas Taçit pagesa do të bëhet vetëm me një këst, sepse kështu e ka kërkuar qeveria.

TACI: S'U PREZANTOVA ME PARE PER MOS INFLUENCUAR PROCESIN E PRIVATIZIMIT

I pyetur nga gazetari i Tv A1 Report se përse emri i Taçit nuk është prezantuar më parë meqë u deklarua si partner strategjik ai u përgjigj: “Për të mos influencuar procesin e privatizimit. Nuk mund të dilnim më parë dolëm kur u aprovua. Jam prezantuar përmes entitetit, s’jam fshehur“.

Drejtuesit e konsonciumit thanë se "Nuk do të ketë shkurtim të punonjësve por shtim të numrit të tyre. "Duam të trajtojmë cështje mjedisore që ekzistojnë. Duam të eksplorojmë fusha të reja dhe një rëndësi do i kushtojnë trajnimit dhe bashkëpunimit të punëmarrësve shqiptarë."

Përfaqësuesit e konsorciumit nuk kanë dhënë shumë detaje mbi burimet e financimit.
"Në momentin që ndërtohet një konsorcium, ky konsorcium nga institucionet financiare trajtohet si një i tërë, nuk trajtohet i ndare dhe kontributi financiar i ndare. Nuk janë të ndara, se sa një nga aksioneret do të depozitoje në buxhetin e shtetit.Eshte konsorciumi, i cili paguan dhe paratë gjenden në institucione financiare dhe ne banka dhe jo pranë një personi fizik", tha Taçi.

PSE INVESTUAM NE SHQIPERI

Roszak duke vënë në dukje punën e tij si sipërmarrës për 16 vite shpjegoi arsyet pse investuan kaq shumë në Shqipëri: “Pozicioni gjeografik strategjik. Sistemi politik i qëndrueshëm në Shqipëri si vendi i NATO-s, dhe rruga drejt BE-së. Ka forcë të re pune dhe rezerva të reja nafte."- tha Rozsak. Ndërkohë që Huddleston tregoi se vinte nga një familje prej tre gjeneratash aktive në fushën e nxjerres së naftës dhe të gazit.

4 HAPAT E PRIVATIZIMIT

Taçi tha se brenda një jave do të nisë negocimi i kontratës me qeverinë shqiptarë. Pagesa me një këst të vetëm është hapi i katërt, i procesit të shpjeguar nga Rezart Taci. Procesi i privatizimit ka 4 hapa.
I pari vlerësimii ofertës, miratimi ngha qeveria.
I dyti trajtimi i kontratës që ka një afat kohor dhe për nënskrimin e të cilës kërkon 20 % ë vlerës totale 170 mln euro
Hapi i tretë është ratifikimi në parlament I kontratës
Hapi i katërt dita e bërjes efektive të pagesa e cila shkëmbehet me dorëzimin e aseteve dhe puseve të naftës.

KU DO INVESTOJME
"Investimi qëndron në disa pika. Në rritjen graduale të prodoimit nëpërmjet riaktivitizmit të puseve jo aktive, aplikimit të metodave moderne të nxjerrjes së naftës, në përmirësimin e kushteve mjedisore të fushave naftëmbajtëse, përmirësim të efektivitetit të prodhimit dhe aplikimit të metodave kompjuterike të kontrollit të prodhomit." - deklaroi Taçi.

Top channel raporton se në vitin 2008, përmes një skeme të ngjashme, Rezart Taçi bleu ARMO-n. Edhe atëherë u fol se blerësi ishte një kompani amerikane, por pas privatizimit amerikanët nuk u dukën më në Tiranë dhe blerësi rezultoi biznesmeni shqiptar.

Me kete privatizim, Rezar Taci behet pronar pervecse i ARMO-s edhe i 'Albpetrol', duke zoteruar te gjitha te drejtat e pasurive te mbitokes dhe nentokes ne gaz dhe karburante.

Redaksia Online
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ish gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Ish gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja