Surprizë! Bebe Rexha në një duet me këngëtarin shqiptar

Surprizë! Bebe Rexha në një duet me këngëtarin shqiptar

Prej kohësh të gjithë kemi pritur që dikush prej artisteve shqiptare me famë botërore të bashkëpunonte me një këngëtar shqiptar. Më në fund koha ka ardhur dhe pritet që shumë shpejt të vijë bashkëpunimi i shumëpritur. “Prive.al” ka mësuar se këngëtarja shqiptare e njohur në mbarë botën, Bebe Rexha do të sjellë një duet me Mc Kreshan.

Sipas burimeve të kësaj media dy artistët e kanë regjistruar këngën e tyre përpara 1 muaji dhe pritet që të hidhet shumë shpejt në treg. Nuk dihet ende se e kujt ka qenë ideja e bashkëpunimit, por kënga pritet të kthehet në hitin e vitit. Më herët Bebe Rexha ka bashkëpunuar me Rita Orën, por asnjë artist tjetër shqiptar nuk ka pasur mundësinë të sjellë një projekt me to.

Gjatë muajve të fundit Mc Kresha ka qenë mjaft aktiv në muzikë dhe kënga më e fundit që ka publikuar ka qenë ajo në bashkëpunim me Art Abazin “Enigmë”. Ndërsa Bebe nga ana tjetër ka publikuar përpara pak ditësh këngën “You can’t stop the girl”, që ka në qendër pavarësinë dhe fuqizimin e vajzave. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike