Sezoni në Francë ka nisur menjëherë me surprizë. Lens ka mundur 1-0 PSG-në kampione Evrope dhe fiton Superkupën e Francës.

Goli i fitores për Lens ka ardhur që në pjesën e parë ndërsa më pas skuadra e Luis Enrikes edhe pse luajti me një lojtar më shumë që prej minutës së 40-të nuk mundi dot të barazonte.

PSG-ja të mërkurën fitoi Superkupën e Europës ndaj Aston Vilës ndërsa mbrëmë e humbi Superkupën e Francës ndaj Lens që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.

Kampionati në Francë nis më 21 gusht dhe PSG ndeshjen e parë do ta luajë më datë 23 ndaj Renes në shtëpi.