Surprizon Haradinaj: I ofrova VV
postin e Kryeministrit, refuzuan

Surprizon Haradinaj: I ofrova VV<br />postin e Kryeministrit, refuzuan
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin ‘Argument Plus’ tregoi se para zgjedhjeve i ka ofruar Lëvizjes Vetëvendosje postin e kryeministrit. 

Sipas tij, kjo forcë politike e ka refuzuar ofertën. 

Është mirë te vërtetohet edhe kjo që unë ja kam ofruar Vetëvendosjes kryeministrin para zgjedhjeve, por nuk kanë dashur ta merrnin. E kemi marrëveshje me shkrim…

Gjashtë muaj para zgjedhjeve Vetëvendosja e ka pas në tavolinë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor”
, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë se VV nuk ka qenë e gatshme për ndryshim, duke shtuar se nuk mban shpresë që t’i bashkohen në formimin e qeverisë.

Ata e kanë fokusimin tek vetvetja, jo tek proceset në vend për këtë arsye edhe kam shkua kësaj rruge që jam sot”, përfundoi Haradinaj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë