Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj kreu sot një inspektim ajror për të monitoruar gjendjen e kultivimit të lëndëve narkotike kanabis.
Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme, Demiraj është shprehur se gjatë këtij inspektimi nuk është vërejtuar asnjë parcelë me kanabis.
Gjithashtu, Demiraj ka theksuar se edhe nga raportet që ka marrë Policia, kultivimi i kanabisit gjatë këtij viti ka qenë i minimizuar në krahasim me një vit më parë.
"Gjatë këtij inspektimi që u shtri në të gjithë territoret që kanë qenë problematike gjatë vitit të kaluar nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Edhe nga raportimet që Ministri Demiraj ka marre nga Policia e Shtetit nuk rezulton të ketë kultivim në masë të lëndëve narkotike, me përjashtim të rasteve të izoluara që janë evidentuar dhe asgjësuar", mësohet të jetë shprehur Demiraj.
Ministri Demiraj ka inkurajuar Policine e Shtetit të përqendrohet në evidentimin dhe sekuestrimin e sasive stok të lëndëve narkotike të trashëguara nga viti i kaluar, në mënyrë që trafikimi i tyre jashtë territorit të minimizohet dhe parandalohet plotesisht.
Inspektimi i Demirajt, pasi Rama mblodhi Task-Forcën anti-kanabis
Inspektimi i papritur i Demirajt nga ajri, vjen pak orë pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Vlorë me Grupin Operacional kundër kanabisit.
Në takimin ishte i pranishëm Ministri i Brendshëm teknik.
Kreu i qeverisë u shpreh se të dhënat e këtij viti janë inkurajuese, pasi paraqesin një situate të përmbysur nga pikëpamja e hartës së kultivimit në krahasim me vitet e kaluara.
“2017 ta bëjmë vitin e vendosjes së kapakut të kësaj historie. Jemi bashkë në një operacion vendimtar për t’i dhënë fund historisë së kanabisit. Të gjitha të dhënat janë inkurajuese, ashtu sikur u paraqit jemi para një situate të përmbysur nga pikëpamja e hartës së kultivimit", u shpreh Rama.
Si erdhi në Ministrinë e Brendshme Dritan Demiraj
Ministria e Brendshme drejtohet nga ministri teknik Dritan Demiraj i emëruar me propozim të Lulzim Bashës në bazë të marrëveshjes së 18 Majit për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ministri teknik u emërua për të monitoruar zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, pas pretendimeve të ngritura nga opozita se procesi do cenohej nga administrata shtetërore.
Kur kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet, ministri i Brendshëm teknik dhe gjashtë kolegët e tjetër të tij teknikë, të propozuar nga opozita, vijojnë të jenë në detyrë, duke refuzuar të japin dorëheqjen, pavarësisht se minisioni i tyre ka përfunduar.

(Ministri teknik Demiraj monitoron nga ajri territorin)
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com