Surprizon Sturridge, anglezi firmos kontratë 3- vjeçare në Turqi

Surprizon Sturridge, anglezi firmos kontratë 3- vjeçare në Turqi

Prezantimi i Sturridge tek ekipi i ri në Turqi

TURQI- Daniel Sturidge është një nga transferimet më të çuditshëm në këtë merkato verore. 29- vjeçari anglez i cili aktualisht është aktualisht kampion i Champions League në fuqi firmosi një kontratë 3- vjeçare me ekipin e Trazbonspor në Turqi. 

Sturridge me një karrierë të pasur në Premier League duke luajtur me ekipe të mëdha si Manchester City, Chelsea, Liverpool por edhe me ato modeste si Bolton apo Ëest Bromëich Albion vendosi ta vazhdojë karrierën në një vend i cili historikisht ka qenë tabu për futbollistët anglezë.

Asnjëherë më parë një futbollist i rangut të Sturridge i cili ka përfaqësuar në 26 ndeshje Anglinë dhe ka fituar 2 herë Champions League të luajë në Turqi. Më parë e kanë provuar bashkëkombasit e vet, si Anton Ferdinand, Kevin Campbell apo Scott Carson por për periudha të shkurtra 2 vjeçare. 

Për Sturridge, i cili humbi besimin e Jurgen Klopp pasi konkurrenca në sulmin e Liverpool ishte e pathyeshme por ofertat për 29- vjeçarin nuk munguan. Disa ekipe të Premier League kërkuan shërbimet e sulmuesit ndërsa përsa i përket në Turqi, Fenerbahce dhe Trazbonspor kërkuan me ngulm anglezit. Duket se Sturridge është shijuar nga këta të fundit edhe pse e vetmja kënaqësi që do shijojë me ta është Europa League.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici