Stili i propozuar nga “Sex & The City”, është praktikuar në një restorant japonez të Ostiense, ku ushqimet serviren në mënyrën më të veçantë dhe sensuale gjithashtu. Në kohërat e sotme, lakuriqësia e femrës nuk është më një tabu, por një risi që kryesisht shfaqet edhe në restorante. E veçanta e këtij restoranti që synon të tërheq sa më shumë klientë qëndron tek servirja e sushit nëpërmjet trupit nudo të një femre.

Ky restorant japonez ka menduar mirë për t’i propozuar pronarëve të tij një modele nudo, e cila në këtë rast është “një tabaka njerëzore”, e vendosur mbi tavolinë, dhe trupi i saj është i mbuluar vetëm me oriz të shoqëruar edhe me salmon. Kjo skenë është e përafërt me atë të shfaqur në “Sex & The City”, ku protagonistja shëtiste nëpër shtëpi nudo dhe e mbuluar me sushi.

Por cila është kostoja e kësaj servirjeje të veçantë? Kushton vetëm 199 euro për një modele dhe më pas 59 euro për çdo pjesëmarrëse. Për momentin nëpërmjet trupit të femrës serviret vetëm sushi Yoshi, ndërkohë që modelja është e veshur vetëm me të brendshme në formë perizome dhe garancitë higjienike janë totalisht të garantuara.

Lejohet vetëm ngrënia, jo prekja
Drejtuesit e këtij restoranti informojnë se natyrisht femra që servir sushin nuk mund të preket. Ndërkohë që në lidhje me kombësinë e këtyre vajzave, drejtuesit informojnë se pjesa më e madhe e tyre janë italiane dhe e konsiderojnë të vështirë gjetjen e modeleve japoneze.

Ndërkohë që moda japoneze e Nyotaimori, që njihet ndryshe edhe si “naked sushi” ose “body sushi”, tepër e përhapur në Amerikë, është e disponueshme edhe në Itali prej një viti dhe kryesisht në Rimini është bërë eksperimenti i parë në vitin 2008. Ndërkohë që kjo mënyrë servirjeje sjell tepër përfitime për pronarët e restoranteve. Gjithashtu në këto restorante ka rezervime të shumta për festime të ndryshme, kryesisht për festat e beqarisë ose ditëlindjet. Por mbi të gjithë bëhet fjalë për një traditë antike japoneze, ku ushqimi serviret në trupin nudo të një femre, që në këtë rast luan rolin e një “tabakaje njerëzore”.

Kjo mënyrë servirjeje ushqimi është e pranishme në pjesën më të madhe të kryeqyteteve botërore si New York, Londër, Paris dhe së fundmi edhe në Romë. Eshtë një ide tepër tërheqëse dhe e veçantë për të festuar një ditëlindje, për një festë lamtumire ose edhe për një mbrëmje pune.

body sushi

(b.gj/shqiptarja.com)