Suso mposht Etrit Berishën nga goditja e dënimit. Kaq mjafton që Milani të rikthehet tek fitorja dhe të ngjitet në kuotën e 13 pikëve 6 larg zonës Champions. Në “San Siro” ndeshja e fundit e javës së 10-të të Serisë A Milan-Spal u mbyll 1-0 falë golit të parë sezonal të spanjollit. Suso shënoi në pjesën e dytë ndërsa vjen edhe fitorja e parë për Stefano Piolin në pankinën e kuqezinjve.
Etrit Berisha është vlerësuar me notën 6. Gardiani kuqezi ka meritë për disa pritje por te goli i Suso-s të paktën duhet të provonte të lëvizte drejt topit.
Objektiv për Milanin mbetet zona Champions por kalendari nuk është në favor. Tre ndeshjet e radhës për “djallin” janë ndaj Lazios të dielën dhe më pas kundër Juves dhe Napolit. Por për teknikun Pioli Championsi është i mundur./ Përgatiti Andi Kapxhiu