Tirane, 8 Janar .ATSH-Megi Zonja/- Kënga "Suus" është renditur në vend të 18 nga Eurovision Son Contest History & Eurovision Song Contest Radio, pas votimit online përmes faqes së internetit 12points.tv.
Më shumë se katër qind njerëz kanë votuar gjatë muajit dhjetor, për të zgjedhur 250 këngët më të mira të Eruosong-ut dhe pikërisht në vendin e 18-të e gjejmë këngëtaren nga Mitrovica, Rona Nishliun.
Ndërsa, sa i përket vendit të parë të këtij klasifikimi ai është dhënë këngës së viti 2012 të Suedisë Euphoria e kënduar nga këngëtarja Loreen. Ndryshe, Nishliu është renditur në vendin e pestë në edicionin e vitit 2012 të Eurosong, njëherësh pozita më e mirë e Shqipërisë në historinë e pjesëmarrjes së saj në këtë garë muzikore./a.g/











