Suva të rrëzuara, mure e çati të çara...çfarë ka mbetur nga tërmeti i 1 nëntorit në Qafëzezë! Banorët: Jemi rrënuar

KORÇË- Fshati Qafëzez i prekur nga tërmetet e njëpasnjëshme që prej fillim qershorit së fundmi u shkund nga një tjetër tërmet i fuqishëm siç ishte ai i 1 nëntorit.

Pasojat që la ky tërmet për 6 banesa në këtë fshat sipas vetë banorëve janë shkatërrimtare. Suva të rrëzuara, mure të shembura dhe çati të zbuluara është panorama që ofrojnë sot këto shtëpi. Dimri ka trokitur e dhjetëra banorë të Qafëzezit, midis tyre fëmijë e gra shtatzëne, vijojnë të qëndrojnë tek çadrat, kontenieret apo në ahur, së bashku me kafshët shtëpiake.

“Tërmeti i 1 nëntorit ka sjell shumë dëme. Pavarësisht dëmeve që ishin me 1 qershor. Çatia është prishur. Kanë rënë muret, tavanet. Çfarë bie jashtë futet brenda. Është shumë e vështirë. Kam një fëmijë 3 vjeç. Jam dita- ditës për të lindur. Ku ti çoj. Përjashta në çadër po rri", thotë një grua shtatzënë.

Të ndodhur në kushte tepër të vështira banorët apelojnë për ndihmë. Ndërsa e vetmja zgjidhje sipas tyre për banesat e dëmtuara mbetet ndërtimi i tyre nga e para.

“Këtu nuk jetohet. Në kontenier rri. Sa vjen e më ftohtë. Po troket dimri në derë. Ftohtë është. Unë sot dua të më ndërtohet shtëpia asgjë tjetër”, thotë një banor.

“Banesat ishin të dëmtuara nga tërmeti i parë. Ky i hapi akoma më thellë çarjet. Nëse bie një tërmet tjetër, ato do të na zënë brenda. Jam i detyruar me gjithë familjen, me një vajzë të sëmurë të rri këtu me këtë çadër siç e shikoni edhe vetë në kushte miserable”, thotë një tjetër.

Tërmeti i datës 1 nëntor na ka rrënuar fare. Me çati, mure, tavanë. Ne jemi katastrofë”, u shpreh një tjetër banor.

“Shumë ftohtë është. Po flemë përjashta”, tha një tjetër.

Grupet e vlerësimit dhe specialistët e emergjencave civile ndodhen në terren për një vlerësim të ri të banesave të dëmtuara, ndërkohë do të shikohet mundësia e ndërhyrjes nga ana e bashkive me fondet e tyre.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!