Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në Konferencën e Sigurisë sot në Mynih, Gjermani, ka ngritur shqetësimet e tij mbi sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar për sulme terroriste në Kosovë.

Ai tha se aktet terroriste rrezikojnë sigurinë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Sveçla theksoi angazhimet institucionale të Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit dhe financimit të tij.

“Me këtë rast, para të pranishmëve potencova edhe sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste brenda vendit tonë për të destabilizuar sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me shtetet aleate në këtë betejë të përbashkët e cila përbën rrezik global”, ka shkruar ai në Facebook.

 Në Munih u mbajt sot Konferenca e Sigurisë, në të cilën ministri Sveçla ishte pjesë e ministerialit të katërt me temën mbi financimin e terrorizmit si kërcënim global i sigurisë./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?