Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri

Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri

Xhelal Sveçla

Pjesëtarë të Listës Serbe kanë qenë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri, ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Këto deklarata ministri Sveçla i bëri me rastin e lansimit të raportit “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc”, derisa shtoi se beteja e vazhdueshme e autoriteteve të Kosovës për shtirje të sovranitetit në pjesën veriore të vendit, ka demaskuar aspiratat e Serbisë për territorin e Kosovës.

Ministri Sveçla tha po ashtu se strukturat paralele serbe kanë bashkëpunuar me Beogradin zyrtar dhe kanë pranuar urdhra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e Milan Radoiçiq.

Ai shtoi se që nga viti 2023, janë ashpërsuar aktet e tilla kriminale, sipas tij duke u kthyer në sulme që vetëm Rusia ka kryer në Ukrainë, e Serbia në Kosovë.

Ai ka thënë po ashtu se Lista Serbe nuk nund të thotë se nuk ka qenë e përfshirë në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ku në maj të vitit 2023, protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, duke lënë të plagosur mbi 90 paqeruajtës.

“Nën petkun e përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës pas takimeve me presidentin serb, Aleksander Vuciq, udhëheqësit e Listës Serbe kanë qenë të përfshirë drejtëpërdrejt në trazirat e vazhdueshme atje, ndërsa njerëzit me të afërt ishin sulmues aktiv të pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë dhe të institucioneve tona. Nuk mund të thotë Lista Srpska se nuk ka qenë në përfshirë në sulmet e pjestarëve të KFOR-it. Asistentë, shoferë, truproje të Listes Srpska janë identifikuar dhe tash një pjesë e tyre janë në arrati”, tha ai.

Se ka shtim të sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës, tha Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Raporti “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc” është lansuar nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë - PREVENT, analizon situatën e sigurisë në komunat veriore të Kosovës pas sulmeve të 24 shtatorit 2023 dhe 29 nëntorit 2024 si dhe rrezikun që paraqesin organizatat ekstremiste dhe terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”./ KosovaPress

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës

GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës