Në letrën e tij Swoboda shkruan se, “Çmimi Nobel për Paqen 2014 duhet ta marrin shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, kryeministri serb, Ivica Daçiç dhe ai kosovar, Hashim Thaçi, jo vetëm si shenjë mirënjohjeje për përparimin e kryer, por edhe si motivim, ndoshta shtytja e fundit e domosdoshme për një paqe të gjatë në Kosovë.”
Referuar konflikteve në të shkuarën në botë, Swoboda shkruan në lerër se ‘ekziston vetëm një dritare e vogël për t’i paraprirë në mënyrë thelbësore paqes’.
“Leksionet nga konflikte të tjera në botë na kanë mësuar se shpeshherë ‘ekziston vetëm një dritare e vogël për t’i paraprirë në mënyrë thelbësore paqes’ – një paqeje solide dhe të gjatë që garanton sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë qytetarëve. Besoj se këtë dritare mundësie po e përjetojmë tashmë mes Kosovës dhe Serbisë”, përfundon lideri i socialdemokratëve evropianë, Swoboda.
Një letër me të njejtën përmbajtje kreu i Çmimit të Nobelit, Thorbjorn Jagland ka marrë edhe nga përfaqësues të Kongresit amerikan.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)