Sydney Ellis: ndez skenën me një
performancë magjike tek Fusion

Sydney Ellis: ndez skenën me një<br />performancë magjike tek Fusion<br>
Këngëtarja me zërin fantastik Sydney Ellis pas koncerteve të shumta nëpër botë më në fund vjen për herë të parë në Shqipëri për të gjithë fansat e saj.

Vjen ekskluzivisht për të performuar në Tiranë këngëtarja me famë botërore me një histori suksesi dhe të veçantë në karrierën e saj.

Sydney Ellis është e ftuara speciale e Fusion, atë patët mundësi ta ndiqni ditën e sotme në një performancë live ku këngëtarja ka ndezur skenën më zërin e saj fantastik ndërsa të gjithë të ftuarit janë shprehur të kënaqur nga performanca e saj, por për të gjithë ata që e humbën mundësinë për të ndjekur këngët e saj do kenë mundësi ta ndjekin sërish nesër në orën 22:00 pranë Fusion në Aba Business Center.

Por për të gjithë ata që nuk e njohin kush është Sydney Ellis:

Ajo është konsideruar si një ndër zërat e rrallë, “premierë” të muzikës jazz dhe blues. Quhet Sydeny Ellis dhe ka një prej historive më të rralla, të përfshirjes në botën e muzikës. E filloi karrierën e saj, në rrethinat e Los Anxhelosit, në vitin 1991, në ditëlindjen e saj të 44-rt, kur vendosi të ngjitej në skenë.

Ëndrra u bë realitet. Që atëherë, mënyra e saj e të kënduarit, ka njohur vetëm rritje e ka lulëzuar në atë që vetë artistja e konsideron si trashëgimi kulturore në muzikën folklorike afro-amerikane. Ndërsa pjesa tjetër e botës e quan atë, blues, classic jazz etj. Për këtë arsye, prej tre vjetësh “qarkullon” në Europë, për pjesën tjetër të botës.

Që prej 1995-ës, Sydney ka realizuar mbi 1500 koncerte në 27 vende. Vendet e planifikuara për 2018-ën janë Gjermania, Portugalia, Franca, Zvicra dhe Shqipëria.

Repertori i Sydney Ellis përmban këngë nga emrat më të njohur të jazzit dhe bluesit si: Nina Simone, Billie Holiday, Johnny Lee Hooker, Louis Armstrong, Muddy Ëaters, Big Joe Turner, e shumë emra të tjerë.

Albumi i saj i fundit, i gjashti në numër, me titull: “Another One- Nighter”, e pa dritën e gjelbër majin e vitit të kaluar dhe po promovohet nëpër Europë, përfshirë edhe Shqipërinë, e cila shfaqjet e saj muzikore në Tiranë do të jenë në datat 9 dhe 10 shkurt.

Në Tiranë këto evente do të zgjasin 4 javë të cilat çelën sëpari javën e shkuar me këngëtaren e hitit të famshëm Endless summer, Oceana e cila solli një spektakël të vërtetë.

Ndërkohë që jemi në pritje të të tjerë artistëve në 2 javët në vazhdim.

[gallery]25532[/gallery]

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema