Aktori i njohur Sylvester Stallone është shprehur kundër mbajtjes së armëve në mënyrë të pakontrolluar.

Në Amerikë ka nisur një fushatë për kontrollimin e armëve dhe Stallone ka mbështetur këtë nismë.
Legjenda e aksionit, Stallone edhe pse ka luajtur shumë filma ku përdoren në një masë të madhe armët, është kundër përdorimit të tyre nga qytetarët.

Tema mbi kontrollin e armëve dhe mbajtjen e tyre pa leje ka qenë shumë e diskutuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga masakra e ndodhur në Sandy Hook.

Aktori 66 vjeçar është një nga emrat e njohur të cilët i kanë kërkuar presidentit amerikan Barack Obama ndryshimin e ligjeve për mbajtjen e armëve.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com