Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshjen kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë, duke i renditur kuqezinjtë në vendin e parë të grupit E me 10 pikë.
Trajneri I kombëtares, Sylvinho ishte në konferencë për mediat pas fitores.
“Ishin 22 mijë tifozë që na mbështetën dhe krijuan atmosferë fantastike. Është e drejtë që fitoren tia dedikosh atyre. Ishte një ndeshje shumë e vështirë me një skuadër si Polonia shumë të fortë edhe pse nuk po kalon një moment të mirë, por keni parasysh cilësitë e kësaj skuadre dhe një trajner me eksperiencë.
Bëmë një paraqitje shumë të mirë. Vuajtëm 20 – 25 minutash, por arritëm të dilnim nga situate dhe të krijonim epërsi me lojtarë si Asani, Bajrami, apo dhe Uzuni të cilët vunë në vështirësi dhe më pas erdhi dhe goli fantastik i Asanit që ishte shumë e bukur dhe ndryshoi tërësisht rrjedhën e ndeshjesh.
A duhet shqiptarët të rezervojnë biletën në Gjermani?
Sylvihno: Do të doja të arsyetoja kështu por nuk jam dakord. Përpara kemi 3 ndeshje të vështira dhe kundërshtarë të fortë. Patjetër që sot kemi dhënë një shenjë të fortë për objektivin tonë por të presim nëntorin që të nisim të bëjmë llogaritë për finalet e Europianit. Mbani mend Botërorin e fundit, Argjentina që ishte kampione e botës në ndeshjen e parë e humbi, ky është futbolli dhe mund të ndodhë gjithçka në 90 minuta.
Sa përqind të rrugës kemi bërë deri tani për në Gjermani?
Sylvinho: Mund të them se kemi bërë 50% të rrugës. Përpara kemi 3 finale. Sot është dita për të festuar ndoshta dhe me një gotë verë. Ne jemi shumë të kënaqur qoftë me rezultatin qoftë dhe me skuadrën.
Kemi bërë shumë hapa të mëdha. Kemi arritur të marrim 10 pikë nga 5 ndeshje. Patjetër që pas kësaj fitoreje jemi edhe më afër objektivit. Sigurisht rruga është e gjatë dhe na presin 3 ndeshje të vështira përpara. Sot ishte një hap i mirë që bëri skuadra por ende nuk kemi arritur në fund të rrugës. Është e rëndësishme që në nëntor ne të jemi në kushtet që të jemi në garë për tu kualifikuar.
Kush është forca e kësaj skuadre?
Sylvinho: Forca e skuadrës janë ata lojtarët. Ata e kanë kuptuar fare mirë dhe e përsëris. Ne jemi një dhe kemi mundësi për të arritur në Euro 2024 nëse jemi të gjithë bashkë. Në të gjithë këto ndeshje kemi grumbulluar 36 lojtarë dhe secili prej tyre ka dhënë kontribut të rëndësishëm.