Sylvinho fton në Kombëtare kapitenin e U-21, Ernest Muçi rigjen kuqezinjtë

Sylvinho fton në Kombëtare kapitenin e U-21, Ernest Muçi rigjen kuqezinjtë

Adrion Pajaziti dhe Ernest Muçi

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll luan këtë tetor dy ndeshjet e radhës në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Më 11 tetor kuqezinjtë luajnë në Pragë kundër Çekisë, ndërsa tre ditë më vonë (14 tetor) luajnë po në udhëtim, këtë herë kundër Gjeorgjisë që afro një muaj më parë na mposhti në "Air Albania".

Trajneri Sylvinho është duke përgatitur detajet finale nga lista me emrat që do ketë të grumbulluar, teksa një vend në ekipin e parë për Adrion Pajazitin. Kapiteni i U-21 ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola me Shpresat, andaj një vend në ekipin A nuk është surprizë për lojtarin e Gorica në Kroaci.

Lëndimi i Medon Berishës dhe mungesa e tij në dy ndeshjet e radhës, ka bërë që braziliani me pasaportë shqiptare të ftojë në ekip mesfushorin që shihet si e ardhmja e Kombëtares.

Ndërkohë mësohet se edhe Ernest Muçi e ka marrë ftesën për këto dy ndeshje, me sulmuesin e Besiktas që mungoi në grumbullimin e parë. Në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, tanët kanë një fitore (Ukraina) dhe një humbje (Gjeorgjia), ku me tri pikë gjenden në pozitën e dytë, pas Gjeorgjisë (6 pikë).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj