Sylvinho ka një 'as' më shumë në Kombëtare, ish-sulmuesi i Kukësit pajiset me pasaportën shqiptare

Sylvinho ka një 'as' më shumë në Kombëtare, ish-sulmuesi i Kukësit pajiset me pasaportën shqiptare

Mirlind Daku

Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku është pajisur me pasaportën shqiptare dhe është gati për të veshur ngjyrat kuqezi të Kombëtares. Sulmuesi 25-vjeçar ka lindur në Gjilan dhe ka zhvilluar pesë ndeshje me Kosovën, teksa nuk ka qenë në listë në vitet e fundit për Dardanët. Diçka e tillë ka bërë që trajneri i Shqipërisë, Sylvinho të kontaktojë lojtarin dhe t'i ofrojë një fanellë kuqezi.

Gjithçka duket se është përshpejtuar, me Dakun që në datën 19 qershor ka marrë edhe zyrtarisht pasaportën shqiptare dhe kjo është botuar në Fletoren Zyrtare.

"Dhënien e shtetësisë shqiptare shtetasit të mëposhtëm: - Mirlind Fehmi Daku. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare", thuhet në Dekretin e qeverisë shqiptare që mban datën 19 qershor 2023.

I gjatë 1.92 metër, Daku është lojtar i NK Osijek në Kroaci dhe sezonin e fundit luajti në huazim te NS Mura në Slloveni, ekip me të cilin zhvilloi 33 ndeshje dhe shënoi 19 gola dhe asistoi 2 herë në 2782 minuta. Këto të dhëna kanë bindur Sylvinhon që të kërkojë Dakun në Kombëtare.

Sulmuesi nisi karrierën te Hajvalia në Kosovë, për të kaluar më pas te Llapi, Osijek, Kukësi, Ballkani dhe më pas sërish te Osijek dhe Mura. Edicionin e fundit Daku ishte pjesë e formacionit të sezonit në Slloveni.

Dekreti për Mirlind Dakun

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'