ANGLI - Burnley dhe Bournemouth luajnë sot në orën 16:00 për raundin e 30-të në Premier League. I gatshëm për vendasit është edhe Armando Broja, sulmuesi i kombëtares shqiptare që do e fillojë nga stoli këtë ndeshje.
Trajneri i Burnley, Scott Parker, tha dy ditë më parë se Broja kishte nisur me stërvitjet individuale, por sot ka surprizuar duke e pasur në stol. Prej 20 shkurtit Broja vuan një lëndim që po e mban jashtë stërvitjeve intensive me ekipin e tij.
Rikthimi në gatishmëri i Brojës është një lajm i mirë edhe për kombëtaren e Shqipërisë dhe trajnerin Sylvinho, pasi 24-vjeçari mund të jetë një 'armë' më shumë për mbrëmjen e 26 marsit, atëherë kur Shqipëria do përballet kundër Polonisë në Varshavë për sfidën play-off të Kupës së Botës 2026.
Megjithëse Broja nuk është ende gati në maksimumin e tij, fakt është se klubet në Premier League nuk mund të mbajnë në stol një lojtar të dëmtuar dhe jo të gatshëm për lojë, ndaj fakti që shqiptari është i gatshëm sot, do të thotë se rikuperimi ka ecur mirë.
This afternoon's Clarets ?#BurnleyFC pic.twitter.com/z4rhuRAZbg
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) March 14, 2026
Komente









