Kroacia, Spanja dhe Italia, këta janë kundërshtarët e Shqipërisë në finalet e Euro 2024. Nga 14 qershori - 14 korrikun e 2024 në Gjermani do zhvillohet Kampionati Evropian dhe tanët u shortuan në Grupin B.
Në një intervistë për "Marca" në Spanjë, trajneri Sylvinho ka thënë se në çdo grup të ishte Kombëtarja, do ishte 'grupi i vdekjes'.
"Ne presim një skenar të vështirë. Por, jo vetëm grupi ynë. Është hera e dytë që jemi në një Kampionat Evropian. Jemi rritur dhe do të jetë më mirë se në 2016. Do të jetë e mrekullueshme të testojmë forcën tonë", trajneri i Shqipërisë në një intervistë për Marca.
Më pas braziliani foli për ecurinë e kualifikueseve, duke thënë se është bërë një punë e shkëlqyer duke lënë pas Poloninë dhe Çekinë.
"Vendi është shumë entuziast. Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer. Ne përfunduam të parët kundër Polonisë, e cila është e fortë dhe një ekipi të madh si Republika Çeke”, shtoi ai.
Sylvinho tha se ka ndjenja të përziera për Spanjën. Si lojtar, ai ka qenë pjesë e Celta Vigos dhe Barcelonës.
"Kam një dashuri të madhe për të. Spanja ka shumë cilësi, në të gjitha fushat dhe është një ekip i mësuar me ndeshje shumë kërkuese", shtoi braziliani.
'Fati' te goglat për trajnerin nuk ka të thotë, pasi secili grup do ishte i vështirë.
"Të shohim se çfarë mund të bëjmë. Si mund t’i përballojmë këto ndeshje. Do të jetë mirë. Ne jemi tashmë të lumtur që jemi këtu. E dinim se do të ishte e vështirë dhe se çfarëdo ekipi që të përballeshim do të ishte 'grupi i vdekjes' për ne”, tha 49-vjeçari.
Diçka që Shqipëria do të llogarisë do të jetë përkrahja e madhe nga tifozët.
"Kjo është e vërtetë. Në Gjermani ka shumë shqiptarë dhe do të ishte mirë të shikosh tribunat dhe ta shohësh plot me kuqezinj", deklaroi Sylvinho.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë
25 Nëntor, 16:37
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Renditja/ Keko mjafton kundër Laçit, Partizani rigjen kreun e Superligës! AF Elbasani dhe Tirana barazojnë 1-1, Egnatia fiton në Ballsh
24 Nëntor, 19:10
-
Renditja/ Në Vlorë ndalet ndeshja, futbollisti shijakas përfundon në spital! Fitojnë Flamurtari dhe Besa, vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë (VIDEO)
24 Nëntor, 15:48
-
Superliga/ Vllaznia fitore dramatike 2-1 kundër Teutës për kreun e Superligës! Në Korçë barazim 2-2 mes Skënderbeut dhe Dinamos
23 Nëntor, 19:13
-
Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24
22 Nëntor, 14:26
-
Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa
22 Nëntor, 13:44
-
Sylvinho 's'e ka parë' ende, Fiorentina ofron 10 milionë euro për Cristian Shpendin
22 Nëntor, 11:11
-
I doli emri si trajner te Inter Miami, Sylvinho tregon të ardhmen: Më vjen keq për rezultatin e fundit me Shqipërinë
22 Nëntor, 08:49
-
Beckham zgjedh Sylvinhon, trajneri i Kombëtares ka mundësi për të stërvitur Lionel Messin! Në lojë edhe Xavi
21 Nëntor, 15:38
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor, 13:10
-
Kombëtarja duhet të 'fshijë' vitin 2024, pësuam shtatë humbje dhe 15 gola
21 Nëntor, 11:19