Sylvinho 'tur force' në Europë, ndjek ndeshjen e Bundesligës për talentin shqiptar! Udhëton edhe në Itali

Sylvinho 'tur force' në Europë, ndjek ndeshjen e Bundesligës për talentin shqiptar! Udhëton edhe në Itali

Sylvinho

Kombëtarja shqiptare e futbollit është në ethet e "Euro 2024". Kuqezinjtë nga 14 qershori-14 korrik do jenë në Gjermani, të shortuar në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Në prag të përgatitjeve, trajneri Sylvinho ka bërë një "tur force" në Europë. Braziliani ka ndjekur në stadium ndeshjen mes Frankfurtit dhe Mainz, të fituar 1-0 nga vendasit në Bundesligë.

Objektivi i kuqezinjve duket se është Brajan Gruda, sulmuesi shqiptar që po shkëlqen me Mainz. Vetë sulmuesi vuan një dëmtim dhe sipas informacioneve nuk ka pasur një takim mes tij dhe trajnerit "tetë a tetë".

I shoqëruar nga stafi, së bashku me Dorivan dhe Zabaletën, trajneri ka qenë edhe në Itali ku ka pasur disa takime nga pranë me lojtarët që aktivizohen në Serie A.

Gjendja fizike, forma me klubet e tyre dhe një motivim për ta, këto kanë qenë disa nga temat e cekura në këtë vizitë punë. Kujtojmë se Kombëtarja luan në 25 mars kundër Suedisë një test miqësor, me FSHF që po punon edhe për një tjetër miqësore në mars, si edhe për kundërshtarët e majit, që do jenë si ndeshje gjenerale në prag të "Euro 2024".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin