Sylvinho tur në Evropë, ndjek në stadium sulmuesin e Kombëtares

Sylvinho tur në Evropë, ndjek në stadium sulmuesin e Kombëtares

Sylvinho dhe stafi i Kombëtares

ANGLI - Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri kualifikues të Kupës së Botës, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, po vijojnë turin e vëzhgimeve dhe takimeve me futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet europiane.

Këtë herë, stafi kuqezi ka udhëtuar drejt Anglisë, ku ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Bristol City dhe Blackburn. Ata kanë vëzhguar sulmuesin Anis Mehmeti, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristol City, i cili ka spikatur me performancat e tij të mira gjatë këtij sezoni.

Në vijim, stafi teknik i Kombëtares ka planifikuar vizita të tjera, për të ndjekur nga afër lojtarët e Kombëtares që aktivizohen në Europë. Kujtojmë se më 22 janar trajneri me stafin ishin në Pragë ku ndoqën sfidën e Champions League mes Spartës dhe Interit, ku përballeshin Qazim Laçi me Asllanin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet 41 vjeçari! U kap në flagrancë teksa ishte 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare (EMRI)

Durrës/ Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet 41 vjeçari! U kap në flagrancë teksa ishte 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare (EMRI)