Sylvinho zbulon Shqipërinë në Brazil: Shqipja gjuha më e vështirë në botë, duam kualifikimin! 7 lojtarë nga Serie A
Sylvinho, trajneri i Kombëtares
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka treguar Shqipërinë në vendlindjen e tij, Brazil. Për "Estadao", trajneri ka cekur se objektiv është kualifkimi në Europianin 2024. Sylvinho do debutojë me Shqipërinë në 27 mars në përballjen e eliminatoreve 2024 kundër Polonisë në Varshavë. Në grupin E, përveç polakëve janë dhe Republika Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavia.
”Kur pranova ofertën e Shqipërisë, e dija mjaft mirë që synimi i tyre ishte një trajner i huaj. Qëllimi kryesor është të kualifikohemi në Euro 2024”, tha Sylvinho fillimisht.
Trajneri më pas u ndal te puna e vështirë që ka zgjedhur të bëjë, duke treguar se iu desh të bënte kursin e UEFA për një afat pesë vjeçar për shkak të angazhimeve.
"Kam udhëtuar në vitet e fundit qoftë në Brazil, Japoni, Australi apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. M’u deshën pesë vite për përfundimin e kursit të UEFA-s. Kam humbur pushime të rëndësishme. Ne brazilianët jemi trajnerë të mirë, që dimë të punojmë, jemi premtues dhe pa dyshim duam kohën tonë. Unë jam i lumtur që jam mes tyre”, tha trajneri.
Sylvinho tregoi edhe një nga elementet më të rëndësishme, që është gjuha. Sipas tij gjuha jonë është ndër më të vështirat në botë. Trajneri foli edhe për lojtarët që do thirren në grumbullimin e parë.
"Gjuha shqipe është një nga më të vështirat e botës. Ndryshe nga sa thonë njerëzit, puna këtu në Shqipëri nuk mungon. Merremi me shumë analiza, përmbledhje, klipe lojtarësh nga 90 minuta prej secilit prej 30 futbollistëve të mundshëm që do të thirren. Së paku shtatë futbollistë do të thirren nga Serie A. Nga tri udhëtimet e rëndësishme, dy ishin drejt Italisë. Të tjerët luajnë në Angli, Spanjë, Turqi dhe Greqi. Unë ndjek dhe kampionatin vendas teksa kemi vënë re 2-3 futbollistë të rinj me shumë talent për të qenë pjesë e jona. Do të jem i drejtpërdrejtë me ju, kam besim se mund të kualifikohemi në Evropian pasi grupi është vërtetë i balancuar”, tha Sylvinho.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore
23 Dhjetor, 11:59
-
Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'
22 Dhjetor, 19:07
-
Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe
20 Dhjetor, 11:16
-
Dhunë në futbollin e femrave, Disiplina pezullon 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit, goditi lojtaret e Partizanit
19 Dhjetor, 18:11
-
'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania
18 Dhjetor, 14:52
-
Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë
18 Dhjetor, 11:52
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
Prit se asht heret . Nuk kuptoj osé d' kan marr tranjer shqiptar?
Përgjigju