ITALI- Dy të mitura shqiptare janë arrestuar për shkak se akuzohen për falsifikim dokumentesh. Sipas mediave italiane të arrestuarat janë D.O dhe D.X, të cilat u ndaluan një ditë më parë rreth orës 18.30 në aeroportin Catania teksa po përpiqeshin të shmangnin kontrollet duke u treguar rojeve kufitare dy karta identiteti grek.
Ata pretendonin që me këto pasaporta të udhëtonin drejt Manchesterit. Por pas analizimit të dokumenteve rezultuan se kartat greke ishin të falsifikuara.
Ndërkohë ndaj tyre është lëshuar një urdhër arresti dhe tani po mbahen në paraburgim.