Ndodh prej disa ditësh, por sot ka arritur kulmi kur media e Sali Berishës, Syri.net, por edhe mbështetës të tij në portale e komente online po vetëshpallin humbjen në zgjedhje me pesimizmin dhe denoncimet nga jugu në veri për “grabitje” të votës. Edhe vetë Sali Berisha e ka thyer heshtjen zgjedhore duke u prononcuar për “grabitje” elektorale që më pas, të verifikuara kanë rezultuar të pavërteta.
Mbi 29 lajme në home page vetëm për manipulime, blerje, vjedhje... E nisin me Vlorën ku akuzojnë Vullnet Sinajn, pastaj me Gjirokastrën duke akuzuar policinë, e më pas mbështetës së PD “qajnë” në tryezat e OSBE-së duke paraqitur informacione që duket se vetëm ata i dinë. Pastaj kthehen në Tiranë që denoncojnë manipulime, e më pas zbresin me lajme nga Fieri po me manipulime. Njëri pas tjetrit lajmet e Syri.net dhe analiza e komente të mbështetësve të Berishës vizatojnë një skemë të zezë sikur Shqipëria në këto zgjedhje të mos vëzhgohej nga askush dhe asnjë. Me gjithë SPAK-un e angazhuar, vëzhgesit e partive politike, OSBE-ODIHR, të gjitha OJF-të në gatishmëri, Syri dhe gazetarët e tij një ditë para zgjedhjeve arrijnë të realizojnë rekordin e lajmeve që krijojnë idenë e manipulimit të votës. Pesimizëm dhe përgatitje terreni për mosnjohjen e votës?
Nëse PD po përgatit një terren të tillë harron se sot, në Shqipërinë e 2025, nuk është më një parti që ka ekskluzivitetin e opozitës. Të denoncosh manipulime para se të fillojnë votimet është kulmi i pesimizmit. A po i nxit ky disfatizëm mbështetësit e PD-së të shkojnë të votojnë? Apo bëhet fjalë për boomerang i fundit?
Komente


Sali kolera e shqiptarve osht ne gramat e fundit se e di qe jon zgjedhjet e funit per te prandaj edHE duke dhon shpirt po bon cmoss te krijoj konflike kudo ku ka munzi,por si gjithmon populli evropian do tja tregoj venin te kutia antishqiptarit Sali Kellira.
PërgjigjuEshte skeme e Saliut per te tensionuar situaten duke menduar se do kete nje disfate te madhe ne votime.Prokuroria te mbaje qendrim te rrepte ligjor per shpifesit ,se deri tani nga verifikimet tregojne te paverteta
Përgjigju