/ATSH-ANA-MPA/ - Avantazh të SYRIZA-s ndaj "Demokracisë së re" dhe të gjitha partive greke, me 4,5 për qind, evidenton sondazhi i Universitetit të Maqedonisë për llogari të televizionit grek "Skai".

Konkretisht, përsa i përket predispozicionit të votës, SYRIZA grumbullon 29,5 për qind dhe "Demokracia e re" 25 për qind.

Pasojnë "Agimi i artë" me 6,1 për qind, "Lumi" dhe Partia Komuniste me nga pesë për qind, PASOK-u me katër për qind, "Grekët e pavarur" me dy për qind, DIMAR 0,5 për qind.
Një parti tjetër nga të sipërcituarat preferon shtatë për qind e të anketuarve, ndërsa mbetet e paqartë vota e 15 për qind të personave që u përfshinë në anketim