Të ardhurat 8.000 USD për
frymë, ja hileja e Berishës

Të ardhurat 8.000 USD për<br />frymë, ja hileja e Berishës
TIRANE-Kryeministri Berisha, në takimin e 20-të të Partive Popullore të Evropës, të zhvilluar pak kohë më parë në Marsejë të Francës, ka deklaruar se të ardhurat e shqiptarëve janë 8.000 dollarë për frymë. Në fakt, të gjitha institucionet shtetërore, ashtu si dhe agjenci të huaja, japin një shifër të paktën dy herë më të vogël.

Berisha ka bërë me qëllim një dizinformim të përfaqësuesve të partive të djathta evropiane. Në rastin e të ardhurave për frymë të popullsisë përdoren dy parametra. I pari, është ai që është më i besueshmi, që pjesëton Prodhimin e Brendshëm bruto me numrin e qytetarëve rezidentë brënda vendit në një shtet të caktuar gjatë një viti. I dyti e korrigjon këtë me nivelin e jetesës, pasi me një dollar në Afrikë blihet me shumë mall se san ë një vend të zhvilluar. Por, parametri i dytë është gjithnjë një shifër e përafërt.

Kryeministri shqiptar ka përdorur shifrën e 8 mijë dollarëve për shqiptar para PPE-ve, pa sqaruar se fjala është për treguesin PPP, pra parametrin e dytë. Ai tha thjesht: "Vendi im tani është një vend tjetër, është një vend me të ardhura për frymë prej 8.000 dollarësh amerikanë, është një vend me një nivel varfërie prej 12.5%".

Sipas vetë qeverisë shqiptare, PBB-ja për frymë të popullsisë ishte 3.708 dollarë vitin e kaluar. Kjo është njerë nga shifrat, që janë korrigjuar tri herë gjatë këtij viti, pasi në shkurt është dhënë niveli 3.682 USD dhe në korrik 3.689 USD. Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga ana e vet, e llogarit në kuotën e 3.716 dollarëve këtë shifër, Banka Botërore në 3.678 dollarë dhe CIA amerikane e rrumbullakos në kuotën e 3.900 dollarëve.

Sipas të dhënave më të fundit, të publikuara disa ditë më parë ngë agjencia evropiane e statistikave EUROSTAT, Shqipëria paraqitet e fundit në listën e vendeve evropiane përsa u përket të ardhurave për frymë të popullsisë. Vendin tonë në këtë tregues e kalon edhe Bosnja, si dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në rast se merret mesatarja e PBB-së për frymë së vendeve të Bashkimit Evropian si kuota 100, Shqipëria ndodhet në kuotën 28, sipas statistikave të Brukselit, ndërkohë që Bosnja është në kuotën 31, e kështu me rradhë.

Hendeku duket edhe më i madh, kur llogaritet fuqia blerëse e të ardhurave të shqiptarëve. Në rast se për vendin tonë kjo është sa 31 për qind e mesatares evropiane, Bosnja të njejtën shifër e ka 38 për qind, Serbia 43 për qind, Mali i Zi 51 për qind, etj.

Asnjë nga delegatët evropianë nuk ka kërkuar sqarime lidhur me këtë shifër të dhënë nga Berisha, ashtu sikurse pritej. Kjo, më tepër, bëhet për tërheqje investitorësh, por, edhe më shumë, për t'iu servirur shqiptarëve shifra të ekzagjeruara, siç bëhet edhe më mburrjet se ekonomia shqiptare është e dyta në botë për nga zhvillimi, etj. Kjo bëhet e ditur në shkrimin e botuar sot në gazetën "Shqiptarja.com"

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim