Formularët/ Meta-Kryemadhi listë me ‘gangsterë’, kumarxhi dhe të korruptuar, zbulohen dënimet dhe arrestimet e kandidatëve të LSI-së, ndryshuan emrat dhe datëlindjet

TIRANË- Shqiptarja.com dhe Report Tv po verifikojnë formularët e dekriminalizimit që kanë plotësuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kandidatët më problematikë rezultojnë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti që akuzohet si simbol i blerjes së votave në Shqipëri, abuzimit me pushtetin, për një karakter familjar dhe thellësisht klientelist. Kandidati i LSI-së në Tiranë, Arben Muçaj, rezulton se është dënuar në janar të vitit 2019, për veprën penale të fshehjes së pasurisë, ndërsa vendimi nuk është i formës së prerë.

Ferdinant Aligjoni, kandidat i LSI në Vlorë, është dënuar dy herë, në vitin 1989 dhe në vitin 2018. Herën e fundit është dënuar për refuzim të deklarimit të pasurisë. Kandidati për deputet i LSI është ndaluar, hetuar dhe gjykuar në Itali për "organizatë kriminale dhe trafik droge", por më pas, sipas tij, është shpallur i pafajshëm. Kandidati tjetër i LSI-së në Vlorë ka ndryshuar emrin nga Ilirjan në Ilir Hysi, ndërsa në vitet 2002-2003 është hetuar në Itali për trafik të lëndëve të paligjshme, por sipas tij, në fund ka dalë i pafajshëm.

Për fshehje ose deklarim të rremë pasurie është dënuar edhe Ded Ngreca, kandidat i LSI-së në Lezhë. Ndreca ëshë dënuar nga shkalla e parë në 2019, vendim të cilin e ka ankimuar në Apel. Kandidati i LSI-së në Shkodër, Ashim Tafilaku, është dënuar në vitin 2014, për veprën penale të organizimit të lotarive, lojërave të fatit dhe bixhozit në kundërshtim me ligjin.

Sokol Ponari, kandidat i LSI-së në Tiranë, është dënuar nga gjykata për kundërshtim me forcë të punonjësit të policisë. Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, pjesë e listës së Tiranës, deklaron se është proceduar në vitin 2009 nga prokuroria për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës, dosjes e cila është mbyllur. Spahiu rezulton se kishte përdorur jashtë vendit makina në pronësi të Drejtorisë së Patentave, kur drejtor ishte vëllai i tij, Ylli Spahiu, aktualisht me dosje në SPAK.

Besnik Jakaj, një tjetër kandidat i LSI-së në Tiranë, deklaron se është proceduar penalisht në vitin 1999, për veprën penale të fyerjes për shkak të detyrës, por që gjykata e ka shpallur të pafajshëm. Ndërsa Blerdi Liçaj, kandidat i LSI në Tiranë, thotë se ka mbajtur emrin ‘Kristo’ në Greqi, që është emri i pagëzimit.

Doktori Petrit Bara, të cilin Monika Kryemadhi e kandidoi për deputet pasi Ilir Meta e dekoroi për titullin ‘Mjeshtër i Madh’, ka korrigjuar datën e lindjes, nga 11 janar 1952 në 11 janar 1953, para duke u ‘rinuar’ me një vit. Kandidati tjetër Lemi Muçaj, ka ndryshuar emrin nga Eqerem në Lemi. Ndërsa Arben Rroko, kandidat në Tiranë, është arrestuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Kandidati i LSI në Durrës, Shemsi Premçi, është proceduar për organizimin e kryengritjes së armatosur së 14 shtatorit 1998, por që është shpallur i pafajshëm nga gjykata në vitin 2009. Durim Hoçja, kandidat i LSI-së në Durrës, është proceduar në vitin 2014 për plagosje, por që çështja në ngarkim të tij është pushuar. Artur Baku, gjithashtu kandidat i LSI-së në Durrës, rezulton që më parë quhej Afrim, ndërsa është ndaluar në 2015 me akuzën e shpërdorimit ë detyrë, ndërsa procedimi është pushuar më pas.

Sokol Skura, kandidat i LSI-së në Elbasan, deklaron se është ndaluar dhe më pas lënë në arrest shtëpie, në vitin 2015, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen një adoleshenti 17-vjeçar. Nuk dihet se në ç’rrethana është mbyllur çështja e Skurës.

Kandidati i LSI-së në Berat, Ilir Oboni, është dënuar në vitin 1991 për shkelje të Kodit Penal Ushtarak, ndërsa është proceduar edhe në vitin 2019 për kundërshtim të punonjësit të policisë, por që është pushuar procedimi.

Në Gjirokastër kandidati i LSI Elton Ismaili thotë se është dëbuar nga shteti grek për 5 vjet, në vitin 2002, sipas tij për mungesë dokumentacioni. Ndërsa kandidati tjetër Erald Alika në Gjirokastër është dënuar në vitin 2007 me 6 muaj burg, konvertuar në 2 vjet shërbim prove, për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Sa i takon kandidatëve të pavarur, Bojken Abazi deklaron se është ndaluar dhe hetuar disa herë në Kosovë dhe Tiran,  si dhe dënuar të paktën një here më gjobë, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizmi dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. Abazit i është ndaluar edhe hyrja pë dy vite në Kosovë.

Kandidati tjetër i pavarur Pal Shkambi është dënuar dy herë në vitet 1982 dhe 1983 për për përvetësim të pasurisë socialiste. Në vitin 2006 është dënuar në Maqedoni me gjobë për prishje të rendit publik. Në 2013 është dënuar sërish me gjobë nga Gjykata e Shkodrës për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Iljaz Shehu, kandidat i pavarur, është arrestuar në vitin 2019 për përndjekje, por është liruar pas 72 orësh dhe çështje e tij është pushuar. Ndërkaq, nga formularët e publikuar deri më tani, asnjë kandidat i Partisë Socialiste nuk rezulto i arrestuar apo dënuar.

(Formulari i dekriminalizimit i Arben Muçaj)

( Formulari i dekriminalizimit i Ferdinad Aligjoni)

( Formulari i dekriminalizimit i Ilir Hysi)

( Formulari i dekriminalizimit i Ded Ndreca)

( Formulari i dekriminalizimit i Ashim Tafiliku)

( Formulari i dekriminalizimit i Sokol Ponari)

( Formulari i dekriminalizimit i Perparim Spahiu)

( Formulari i dekriminalizimit i Besnik Jakaj)

( Formulari i dekriminalizimit i Blerdi Licaj)

( Formulari i dekriminalizimit i Petrit Bara)

( Formulari i dekriminalizimit i Arben Rroko)

( Formulari i dekriminalizimit i Lemi Mucaj)

( Formulari i dekriminalizimit i Shemsi Premcit)

( Formulari i dekriminalizimit i Durim Hocja)

( Formulari i dekriminalizimit i Artur Baku)

( Formulari i dekriminalizimit i Sokol Skura)

( Formulari i dekriminalizimit i ilir Oboni)

( Formulari i dekriminalizimit i Pal Shkembit)

( Formulari i dekriminalizimit i Iljaz Shehu)

 

( Formulari i dekriminalizimit i Boiken Abazi)

 

( Formulari i dekriminalizimit i Eralda Alika)

( Formulari i dekriminalizimit i Elton Ismaili)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Ilir Qamil Haxhiu: 17/03/2021 20:51

    Na rrofte ligji i de-"kriminalizimit".Te gjithe kandidatet e kesaj partie qe quhet LSI dhe jo vetem te kesaj me probleme me ligjin nga me te ndryshmet dhe te gjithe "te rregullt e te paster" per tu bere kandidate! Kete gje vetem Gold Likja e Monika me Lyl Haxhi Qamilin mund ta spjegoje dhe pervec tij dhe ligjvenesit shqiptare qe digjen per kandidate te paster,kurse nga ana tjeter gjejne e propozojne ne listat e tyre njerin kandidat me problematik se tjetrinme ligjin.Dhe nuk kane faj kur shohin se kandidat per deputat eshte dhe kandidati numer 5 i listes se bandopartise se sheqerosur me emrin "Demokratike",por qe vetem me demokracine nuk ka lidhje, Sali Ilir Qamil Haxhiu i listes se Lul Haxhi Qamilit qe ka bere kerdine ne kete vend me te vrare,te rrembyer,helmuar,plagosur e zhdukur njerez etj etj dhe eshte "super-i pershtatshem" per te qene deputet ne ne baze te ketij ligji per "kriminalizimin ' e parlamentit! O kasolle ku na mblodhe! Nga nje ane Sali Qamil Haxhiu kandidat per deputet e nga ana tjeter Gold Presidenti gjobaxhi e kriminel ne potence dhe jo vetem perdor muskujt si Sheriff i Western publikisht kunder rrogetareve te shtetit!Dhe KLP,KLGJ e gjithe organet ligjzbatuese ne shqiperi hapin syte te trembur nga cifti Like-Berisha ,kurse ambasada amerikane ose s'ka c'u ben,ose pret te shohe krimin e radhes nga keta pengmarres te shtetit e te popullit shqiptar!E meritojme kete fat sepse organet tona te ligjit jane peng e ketyre krimineleve akoma,pavaresisht se thuhet me mburrje se po behet pastrimi i organeve te ligjit e te politikes etj etj.Pordhe me rigon dhe Salih Banditi mbi te gjithe kete piramide akoma se bashku me nxenesin me te zellshem te tij ne presidence,Like Espinozen!

    Përgjigju
  • robi: 17/03/2021 19:57

    Leshelija e Sudes se leshitlikes sekt naziskin hajdutesh dhe baxhellash

    Përgjigju
  • goni: 17/03/2021 17:15

    Lemi nga Thumana ,kokrra e hajdutit

    Përgjigju
    • Poni: 17/03/2021 18:01

      Po a ka me hajdut se cifti Meta Baxhell Monika?

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë