Një grua nga Kolorado në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kishte ndarë shtëpinë e saj prej vitesh me rreth 10,000 bletë, vendosi më në fund se kishte ardhur koha që ato të largoheshin.
Pronarja e shtëpisë, Liz Fusiler, tregon se kosherja e bletëve ka qenë aty që prej kohës që ajo e kish blerë. Ndonëse fillimisht e kishte marrë për një zbukurim arkitekturor, kur më pas e kishte kuptuar që bëhej fjalë për një koshere bletësh nuk ishte shqetësuar aspak për to duke bashkëjetuar në mënyrë shëmbullore.
Liz shprehet me shaka se ata janë komshinj shumë të mirë dhe se ajo është mësuar më praninë e tyre, pasi i ka parë duke u rritur e duke u bërë bletë të mëdha. Megjithatë kur numri i bletëve arriti në rreth 10,000 copë ajo vendosi se duhet t’i largonte nga aty pasi ato ishin shtuar shumë dhe kishin nevojë për një ambient më të përshtatshëm për to.
Ndaj telefonoi një bletërritës dhe ai sëbashku me të birin u ngjitën nëpërmjet shkallëve dhe hoqën nga aty të gjithë bletët bashkë me kosheren e tyre. Bletërritësi i quajtur Gregg McMahon, i pyetur nëse ky ishte një profesion i vështirë, ai u shpreh disi me humor se një ndër hobet e gruas së tij ishte të hiqte thumba bletësh nga qafa e Gregg.
Pasi i futën në vakum ata i morën bletët bashkë me kosheren e tyre, për ti vendosur më pas në një zonë të hapur larg zonave të banuara.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com