LEZHE - Rreth 120 të burgosur të cilët vuajnë dënimin në burgun e Shën-Kollit në rrethin e Lezhës kanë hyrë në grevë urie pasi kërkojnë që të përmirësohet cilësia e ushqimit si dhe furnizimin me energji elektrike që mungon prej 10 ditësh.
Të burgosurit të cilët ndodhen në godinën numër 5 të këtij burgu, kanë hyrë në grevë urie mëngjesin e djeshëm.
Sipas burimeve të informacionit, në burgun e Shën-Kollit prej 10 ditësh mungon energjia elektrike pasi Cez- Shpërndarje ka ndërprerë furnizimin për shkak se burgu është debitor ndaj kompanisë. Për të burgosurit realizohet furnizimi me energji me anë të gjeneratorëve vetëm gjatë një ore në ditë.
Edhe pse shefi i Rendit të këtij burgu, Ilir Salillai, është munduar për të hyrë në negociata me të burgosurit për të ndërprerë grevën e urisë duke i premtuar ndryshimin e situatës, ata shprehen të vendosur për të vazhduar me grevën e tyre deri në plotësimin e kërkesave për përmirësimin e kushteve në burg.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com