Të drejtat e njeriut, Bushati: Luftë
terrorizmit, mbrojtje minoriteteve

Të drejtat e njeriut, Bushati: Luftë<br />terrorizmit, mbrojtje minoriteteve
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të sesionit të 34-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, i cili po zhvillon punimet në Gjenevë.
 
Duke u ndalur në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, Ministri Bushati theksoi përpjekjet e Shqipërisë në këtë fushë dhe riafirmoi angazhimin e vendit tonë për të qenë anëtare dhe drejtuese në iniciativat që kanë për qëllim parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit.
 
Ministri Bushati evidentoi përpjekjet në nivel kombëtar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të grave, rinjve dhe fëmijëve, të drejtat e pakicave, etj., në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit evropian të vendit.
 
Për Shqipërinë, toleranca fetare është shtylla kurrizore e një kulture dhe shoqërie të civilizuar, dhe një model inkurajues që vlerësohet ndërkombëtarisht.
 
''Shqipëria i ka kushtuar gjithmonë vëmendje të veçantë mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të pakicave.
 
Ne jemi tani duke punuar për të përgatitur dhe miratuar një ligj të ri kuadër për minoritetet, në përputhje me Konventën Europiane Kuadër për Minoritetet Kombëtare dhe standardet më të mira ndërkombëtare
'', theksoi Ministri Bushati.
 
Duke u ndalur në përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në disa vende të caktuara si Siri, Sudani i Jugut, Republika Popullore Demokratike e Koresë (DPRK) dhe Ukrainë, ai u shpreh se Shqipëria mbetet thellësisht e shqetësuar për dhunën e vazhdueshme dhe se inkurajon çdo vend të veprojë në përputhje të plotë me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë