Të drejtat e njeriut kanë
nevojë për të gjithë ne

Të drejtat e njeriut kanë <br />nevojë për të gjithë ne
Në një këngë të mrekullueshme dashurie të viteve ‘60, Beatles-at pyesnin: “A do të kesh ende nevojë për mua, a do të më ushqesh ende kur të jem 64 vjeç?” Gjashtëdhjetë e katër vjet më parë, në 1948-n, kur u shpall Deklarata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Shqipëria ishte nën një diktaturë komuniste mizore. Asokohe, Shqipëria ishte në një stad vetëshkatërrimi, duke kryer të gjitha llojet e krimeve ndaj popullatës së vet, për dekada të tëra. Tani, në 2012-n, Shqipëria mund të tregojë një tjetër histori, shumë më të mirë. Ajo iu bashkua, dy dekada më parë, kombeve, që, në gjithë botën, kujdesen dhe janë "të dashuruara" me të drejtat e njeriut.
Që nga 1997-a, viti kur u krijua Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, misioni im dhe ai i shumë të tjerëve kanë kontribuar në promovimin e të Drejtave të Njeriut, në të gjitha aspektet e jetës në Shqipëri. Të Drejtat e Njeriut përbëjnë një qëllim themelor dhe më fisnikun në mandatin tonë. Sot, të drejtat e njeriut dhe promovimi i tyre përfshin të gjitha aspektet e punës sonë. Si angazhime thelbësore për Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfshirë Shqipërinë, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është "përgjegjësia e parë e qeverisë". Në i ndihmojmë autoritetet shqiptare në mbështetje të përpjekjeve të tyre për reformimin dhe forcimin e Shqipërisë, me një fokus të veçantë te të drejtat e njeriut.
Në 2012-n, Shqipëria ka arritur nivelin më të lartë që ajo ka pasur ndonjëherë sa i përket të drejtave të njeriut. Por ky nuk është fundi i historisë dhe as fundi i punës së nevojshme.
Mandati Prezencës së OSBE-së i ngarkon departamentet tona tematike me detyrën për të përfshirë në veprimtaritë e tyre një gamë të gjerë çështjesh të lidhura me të drejtat e njeriut. Po përmend vetëm disa nga shembujt më të fundit: në kuadër të asistencës që ne i ofrojmë policisë, janë kryer trajnime për diversitetin, një trajnim strategjik për nivelet e larta të policisë dhe një trajnim për trajnues me instruktorët dhe trajnuesit e Policisë së Shtetit Shqiptar. Të respektosh diversitetin do të thotë zero tolerancë ndaj çdo lloj diskriminimi, veçanërisht edhe brenda institucioneve shtetërore. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Tiranë, me Bashkinë e Tiranës dhe me Fakultetin e Arteve të Bukura, Prezenca organizoi projektin ‘Art në autobus’ si fushatë ndërgjegjësimi ndaj dhunës në familje, nëpërmjet posterave të krijuar nga studentë të arteve.
Prezenca e OSBE-së promovon edhe zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë si në nivel qendror edhe në atë vendor. Këtu përfshihet mbështetja e iniciativave që trajtojnë shkaqet rrënjësore të korrupsionit, pastrimit të parave, trafikimit dhe migrimit të paligjshëm, si dhe promovimi i pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe në llogaridhënie. Vetëm një qeveri pjesëmarrëse dhe transparente, si në nivel qendror edhe në atë vendor, do të garantojë plotësisht të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët. Për këtë arsye, Prezenca ka organizuar aktivitete që mbështesin zbatimin e Konventës Aarhus e cila promovon të drejtën për informim si një parim i rëndësishëm i të drejtave të njeriut. E drejta themelore për gjykim të drejtë dhe mundësia e barabartë për t’iu drejtuar një gjyqësori të pavarur dhe transparent, si dhe e drejta e personave që iu është kufizuar liria për t’u trajtuar me dinjitet janë në themel të aktiviteteve të Prezencës në lidhje me reformën gjyqësore dhe të burgjeve. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka inkurajuar në mënyrë aktive format alternative ndaj dënimit me burgim dhe punon me Ministrinë e Drejtësisë për të zhvilluar legjislacionin dhe standarde trajnimi për institucionin ende të ri të Shërbimit të Provës.
Që nga themelimi i saj në Shqipëri, në vitin 1997, Prezenca e OSBE-së ka parë përparim të dukshëm në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përgjegjësisë. Vetëm vitin e kaluar janë marrë hapa domethënës: ka pasur përmirësim në drejtim të mbrojtjes së lirisë së shprehjes nëpërmjet ndryshimeve më të fundit të Kodit Penal. Në sistemin e drejtësisë, sistemi i sapokrijuar i mbikëqyrjes elektronike është një hap madhor drejt përmirësimit të të drejtave të personave të akuzuar si dhe personave të cilëve iu është kufizuar liria, duke u dhënë atyre mundësinë për të dalë nga sistemi i burgjeve, duke qenë ende nën mbikëqyrje. Kjo do të thotë përmirësim të jetesës së tyre dhe reduktim të shpenzimeve për Buxhetin e Shtetit, të cilat mund të përdoren për qëllime të tjera. Për herë të parë këtë vit, nga Qendra e Formimit Policor janë diplomuar po aq oficere femra sa meshkuj, çfarë tregon një përpjekje, që duhet lavdëruar, drejt adresimit të çështjeve të diversitetit dhe gjinore.
Institucionet shqiptare kanë kontribuar në këtë situatë të përmirësuar të të drejtave të njeriut në vend. Në Shqipëri numërohen një sërë institucionesh mandati i të cilëve është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kërkesa e llogarisë ndaj institucioneve të tjera në rast shkeljesh. Puna solide e Avokatit të ri të Popullit, në rolin e tij si mbrojtësi publik i të drejtave të njeriut për të gjithë, dhe veçanërisht për pakicat, ka përforcuar dukshëm mbrojtjen që i bëhet në përgjithësi të drejtave të njeriut në vend.
Çdo qytetar është dhe duhet të ndihet pjesë e strukturës shtetërore të Shqipërisë si dhe duhet të kontribuojë në këtë drejtim. Kjo ka rëndësi të veçantë gjatë zgjedhjeve, kur qytetarët kanë të drejtën më të madhe demokratike: të drejtën për të votuar, për ta bërë këtë lirisht dhe për të vendosur për qeverinë e ardhshme. Por mos të harrojmë se, edhe në jetën e përditshme, qytetarët kanë të drejtën dhe përgjegjësinë për të kontribuar në strukturën e Shtetit, së pari e mbi të gjitha, nëpërmjet një ndërveprimi të respektueshëm, Miteinander në shoqëri. Respekti ndaj tjetrit duhet të fillojë në familje. Gratë dhe fëmijët bien shumë shpesh viktimë e dhunës në familje. Dhuna në familje është shkelje e të drejtave themelore të njeriut.
Sa u përket fëmijëve dhe të rinjve, do të doja të ndalesha në një të drejtë specifike të njeriut, e cila do të ndihmojë në garantimin e respektit reciprok dhe mirëkuptimit në shoqëri: e drejta për arsim. Arsimi është një e drejtë themelore e njeriut dhe thelbësore për ushtrimin e të gjithë të drejtave të tjera të njeriut. Ajo promovon liri dhe fuqizim të individit dhe sjell zhvillim të rëndësishëm. Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së kanë njohur rëndësinë e kësaj të drejte dhe janë angazhuar për të siguruar “akses nga të gjithë në të gjitha llojet dhe nivelet e arsimit pa diskriminim për shkak të racës, ngjyrës, bindjeve politike apo të tjera, origjinës kombëtare apo sociale, pronës, statusit të lindjes apo ndonjë statusi tjetër.” (Vjenë, 1989)
Arsimi gjithëpërfshirës është themeli i një shoqërie jo vetëm tolerante, por edhe të begatë. Për të ndërtuar një Shtet gjithëpërfshirës dhe të suksesshëm ekonomikisht, ku çdo individ merr përgjegjësi për mirëqenien e përgjithshme të vendit, më lejoni të theksoj rëndësinë e veçantë të edukimit qytetar. Të kuptuarit se si funksionojnë institucionet shtetërore, thellimi i njohurisë në lidhje me parimet dhe vlerat themelore demokratike të një Shteti, si dhe roli i çdo qytetari për këtë qëllim, formojnë bazën e përfshirjes së ardhme qytetare dhe si rrjedhojë bazën e një Shteti demokratik pluralist. Dhënia prioritet edukimit qytetar dhe mbi të drejtat e njeriut nuk është vetëm një pjesë thelbësore e përmbushjes nga Shqipëria e angazhimeve të OSBE-së, por edhe hap thelbësor në promovimin e një vendi modern, me stabilitet e demokratik që përkrah të drejtat e njeriut për çdo individ. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka promovuar në mënyrë aktive këtë koncept nëpërmjet veprimtarive me përfshirje qytetare për të rinjtë, në bashkëpunim me nxënës të shkollave të mesme nga zona të ndryshme të vendit. Ne kemi mbështetur organizimin e një vizite të nxënësve nga Tirana, Kukësi dhe Vlora në zyrat e disa prej autoriteteve më të larta të Shtetit, si Presidenti e Kryeministri, në Parlament dhe në Gjykatën Kushtetuese. Projekte të tillë kontribuojnë për të kuptuar më mirë të drejtat e njeriut dhe përgjegjësitë e qytetarëve, funksionet e një demokracie kushtetuese dhe të qenit qytetarë efektivë dhe të përgjegjshëm.
Këto përgatitje do të ndihmojnë edhe për të siguruar që Shqipëria do të forcojë më tej rolin e saj model në rajon, si një vend ku komunitetet etnike të ndryshme dhe fetë e ndryshme bashkëjetojnë në paqe. Vazhdimi i këtij roli të rëndësishëm tolerance meriton kujdes dhe përkushtim të vazhdueshëm.
Pas 64 vjetësh të shpalljes së të Drejtave të Njeriut, me të gjitha arsyet, mund të themi: “Po, do t’ua kemi ende nevojën, do të vazhdojmë t’i ushqejmë, të gjithë ne – njerëzit e lirë dhe paqedashës, anë e mbanë globit!"

* Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri


(Editorial me rastin e  e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut)

ENGLISH VERSION
Human rights need all of us

By Ambassador Eugen Wollfarth

In a wonderful 1960s love song, the Beatles asked: "Will you still need me, will you still feed me, when I'm 64?" Sixty-four years ago in 1948, when the International Declaration of Human Rights was proclaimed, Albania was already under a cruel national communist dictatorship. Back then, Albania was in a self-destruct mode, committing all sorts of serious crimes against its own population for several decades. Now, in 2012, Albania can tell a different, a much better story. It joined two decades ago the nations that, throughout the world, are caring for and being "in love" with human rights.
Since 1997, the year when the OSCE Presence in Albania was established, my mission and that of many others have contributed to the promotion of Human Rights in all aspects of life in Albania. Human Rights are a fundamental and the noblest goal in our mandate. Today, human rights and their promotion include all aspects of our work. As core commitments for OSCE participating States, including Albania, the protection and promotion of human rights and fundamental freedoms is "the first responsibility of government". We assist the Albanian authorities in support of their efforts to reform and strengthen Albania, with a special focus on human rights.
In 2012, Albania has reached its highest level ever regarding human rights. But this is not the end of the story, not the end of the necessary work.
The mandate of the OSCE Presence tasks our thematic departments to include a wide range of human rights related issues in their activities. Here are just some recent examples: In the area of our police assistance work, training sessions on diversity issues were organised, both a Strategic Training for higher-ranking police officers and a training of trainers for instructors and trainers of the Albanian State Police. Respecting diversity implies a policy of zero tolerance towards any kind of discrimination, in particular also within State institutions. In co-operation with the Tirana Police Directorate, Tirana Municipality and the Faculty of Fine Arts, the Presence also organised a Bus Art project, to raise public awareness against domestic violence through posters produced by art students.
The OSCE Presence also promotes the application of good governance principles at central and local level. This includes the support to initiatives that tackle the root causes of corruption, money laundering, trafficking and illegal migration, as well as promote participation in decision-making and accountability. Only a participatory and transparent government, both at central and local level, will fully guarantee the human rights of all citizens. For this purpose, the Presence organised activities supporting the implementation of the Aarhus Convention which promoted the right to information, as an important human rights principle. The fundamental right to a fair trial and equal access to an independent and transparent judiciary, as well as the right of persons in detention to be treated with dignity underlie the Presence’s judicial and prison reform activities. The OSCE Presence has also actively encouraged alternative sentences to imprisonment, working with the Ministry of Justice to develop legislation and training standards for the newly established Probation Service.
Since its 1997 establishment in Albania, the OSCE Presence has witnessed remarkable progress in human rights protection and accountability. In the last year alone, significant steps have been seen: there has been improvement in the protection of freedom of expression, through the latest amendments to the Criminal Code. In the justice system, the newly introduced electronic monitoring is a major step towards improving the rights of accused, as well as the rights of detained persons, by giving them the opportunity to leave the prison system, while still under surveillance. This means, improvement for their life and less expenses for the State budget, which can be used for other purposes. Also for the first time this year, an equal number of women and men graduated from the Police Formation Centre, a laudable effort to address issues of diversity and gender.
The Albanian institutions have contributed to this improved situation of human rights in the country. Albania also counts several institutions specifically mandated to promote and protect human rights, and to hold other institutions accountable in cases of violations. Solid work of the new People’s Advocate, in his role of public human rights defender of all, and of minorities in particular, has clearly strengthened the overall rights protection in the country.
Every citizen is part and should feel part of Albania's State structure and should contribute to it. This is particularly relevant during elections, when citizens have the greatest democratic right of all: the right to vote, to do so freely, and to decide for the future government. But let us not forget that also in every-day life, citizens have the right and the responsibility to contribute to the State structure, first and foremost through respectful interaction, the Miteinander in society. The respect paid to others has to start in the family. Women and children are still much too often victims of domestic violence. This violence in families is a breach of fundamental human rights.
Regarding children and youth, I would like to focus here on one specific human right, which will also help guaranteeing mutual respect and understanding in society: the right to education. Education is a fundamental human right and essential for the exercise of all other human rights. It promotes individual freedom and empowerment and yields important development benefits. OSCE participating States have recognised the importance of this right and have committed to ensure “access by all to various types and levels of education without discrimination as to race, colour, political or other opinion, national or social origin, property birth or other status.” (Vienna, 1989)
An inclusive education for all is the foundation not only for a tolerant, but also of a prosperous society. When it comes to building an inclusive and also economically successful State, in which every individual takes responsibility for the overall well-being of the country, let me highlight the particular importance of civic education. Understanding how State institutions work, increasing knowledge of the fundamental democratic principles and values underlying the State, as well as the role of each citizen therein, form the basis of future civic involvement and thus of a pluralistic democratic State. Making civic and human rights education a priority is not only an essential integral part of fulfilling Albania’s OSCE commitments, it is also a crucial step to promote a modern, stable and democratic country upholding the human rights of all its individuals. The OSCE Presence in Albania has therefore actively promoted this concept through organising civic engagement activities for young people by working with high school students from different parts of the country. We supported a visit of students from Tirana, Kukës and Vlora to the highest authorities of the State, such as the President, the Prime Minister, the Parliament and the Constitutional Court. Projects like this contribute to an increased understanding of the human rights and responsibilities of citizens, functions of a constitutional democracy and how to be effective and responsible citizens.
These preparations will also help to ensure that Albania will further strengthen its model role held so far in the region as a country of peaceful co-existence between communities of different ethnicities and different religions. Keeping up this flagship role of tolerance is something that deserves constant care and dedication.
With 64 years of Human Rights declared, with all good reason we can say: "Yes, we still need them, we still feed them, we all - the free and peace-loving people around the globe!"

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura