Të fjeturit çift i bën mirë zemrës

Të fjeturit çift i bën mirë zemrës
Ndarja e krevatit me një tjetër person ndikon në një shëndet më të mirë. Kjo mund të duket qesharake por në fakt është provuar shkencërisht nga një grup studiuesish të universitetit të Pittsburgh, në SHBA. Sipas tyre, të flesh në shoqërinë e një tjetri redukton nivelin e stresit dhe largon sëmundjet e zemrës, depresionin apo edhe patologji të tjera njerëzore. Sipas këtij studimi, personat që jetojnë në çift kanë predispozitën për të patur një shëndet më të mirë dhe të jetojnë më gjatë se personat që qëndrojnë vetëm. 

“Gjumi është një element thelbësor për të mbajtur në formë fizikun sepse pikërisht mungesa e tij sidomos gjatë natës sjellë komplikacione tek zemra e njeriut por jo vetëm, ndikon edhe në mëndjen e tij duke shkaktuar probleme mendore” pohon Wendy Troxel, psikiatre dhe kooodinatore në këtë studim. Ndarja e krevatit me partnerin ose parteren ndikon në uljen e nivelit të stresit duke sjellë një gjumë të ëmbël për të dy. Ky gjumë i ëmbël forcon edhe më shumë lidhjen me partnerëve dhe i bën ata të ndjehen të sigurtë pranë njeri-tjetrit. Sipas studiuesve, gratë arrijnë të korrin më shumë të mira sesa burrat nga ndarja e krevatit me partnerin dhe këto të mira janë më shumë psikologjike sesa fizike.

(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit