Dua ka tërhequr vëmendje të madh për veshjen, pasi kishte zgjedhur një fustan mjaft interesant, duke u shfaqur si një princeshë e vërtetë. Ajo ka marrë komplimente pa fund për pamjen e jashtme, ndërsa është pyetur se si do të ulej ajo me fustanin e saj. “Do të ndërrohem para se të ulem”, është shprehur 22-vjeçarja.
Megjithatë, ajo është ulur pa u ndërruar për të treguar se mund të bëjë çfarë të dojë, edhe pse ka veshur një fustan të tillë. Dua Lipa triumfoi në Brit Awards 2018, duke u nominuar në pesë kategori, për albumin më të mirë britanik, këngëtaren më të mirë britanike, shpërthimi i vitit, kënga më e mirë britanike dhe videoklipi më i mirë.
(Dua Lipa në Brit Awards 2018)
d.c./shqiptarja.com