Të grimohesh me Emina Cunmulaj

Të grimohesh me Emina Cunmulaj
Modelja bukuroshe Emina Cunmulaj ka publikuar një foto në faqen e saj në Twitter në të cilën shfaqet duke u përgatitur për sfilatën e saj të radhës.

Ndërkohë që Cunmulaj ishte duke pritur parukieren për të realizuar modelin e saj të flokëve, ka menduar të publikojë një foto me celular.

Në këtë mënyrë Emina i mban në koherencë fansat me zhvillimet më të fundit nga karriera apo jeta e saj, qoftë edhe kur është në parukeri.

emina cunmulaj

Gjithashtu në faqen e saj në Twitter, Emina nuk lë pa treguar edhe anën patriotike.

Ajo ka publikuar një foto në të cilën ka vendosur një qeleshe në kokë, një element karakteristik dhe flamurin kuq e zi.

Kohët e fundit modelja me famë botërore Cunmulaj ka qenë në Tiranë dhe ka marrë pjesë si e ftuar dhe juri në Miss Albania 2012 të organizuar nga Vera Grabocka.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit