TIRANE - Ditën e hënë, më datë 10.12.2012 në orën 11.00, në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme do të bëhet ceremonia e marrjes së detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Z. Adriatik Llalla dhe dorëzimit të saj nga Znj. Ina Rama. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari për Median dhe Marrëdheniet me Publikun në një njoftim për shtyp.

Emri i Adriatik Llallës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, u dekretuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani më 3 dhjetor.

Llalla mori votat e mjaftueshme dje në votimin në Kuvend, ku me 75 vota pro ai u emërua si pasuesi i Ina Ramës.

Adriatik Llalla, më parë ka mbajtur postin e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Ai do të udhëheqë organin e akuzës së Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme.

(eç/shqiptarja.com)