Të jesh Era Istrefi...duhen bërë
sakrifica të dhimbshme

Të jesh Era Istrefi...duhen bërë<br />sakrifica të dhimbshme
Kur je në moshën e Era Istrefit dhe ke një karrierë gjithnjë e më shumë impenjative, duhet të bësh sakrifica, që shpesh rezultojnë të dhimbshme. Këngëtarja kosovare po shijon suksesin e famës së saj, duke dhënë intervista apo duke interpretuar ‘live’ në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Europës, gjë që e ka mbajtur larg familjes për një kohë të gjatë.

Era ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet pranë nënës së saj, vëllait më të bogël dhe mbesës Renee dhe e ka shoqëruar me diçiturën: “Më mungojnë çmendurisht”, duke theksuar dhe mungesën e dy motrave të tjera. Mundemi vetëm ta imagjinojmë sa e vështirë duhet të jetë për bukuroshen kosovare të përballojë famën pa praninë e njerëzve të saj më të dashur.

Në një intervistë për një radio franceze, ylli i “Bonbon” pohoi se është e dashuruar dhe të gjitha dyshimet shkojnë mbi menaxherin e saj, Faton Shoshi, i cili sigurisht po e ndjek në këtë rrugëtim. Të paktën mund të jemi të qetë se Era është në duar të sigurta.
era istrefi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)