Britani - Elizabeta Strutton, një 42-vjeçare ka zgjedhur një mënyrë të veçantë jetese. Ajo ka zgjedhur të jetojë në një prej bunkerëve të Luftës së Dytë Botërore, e krijuar në vitin 1942.

Tuneli që ndodhet nëntokë, është modifikuar sipas dëshirës së 42-vjeçares, me të gjitha kushtet e një shtëpie normale, por jo vetëm kaq.

Bunkeri luksoz ka 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete.

Zonja Strutton e bleu bodrumin për 170 mijë euro dhe iu deshën 5 vjet për ta rregulluar sipas shijeve të saj, të cilat i kushtuan edhe 120 mijë euro të tjera.

bunkeri luksoz
Foto të tjera

Shtëpia bunker ka një kopësht të madh, vend për të parkuar makinën, por është e izoluar nga bota e jashtme dhe nuk ka asnjë dritare.

Megjithatë, për 42-vjeçaren, ai vend është një "parajsë". Elizabeta Strutton e ka pajisur me të gjitha kushtet idelae shtëpinë e saj të re, duke vendosur televizion kabllor dhe internet.

"Unë me të vërtetë mund të jetoj këtu përgjithmonë. Ajo është e bukur dhe e veçantë", shprehet 42-vjeçarja. Vlera aktuale e kësaj shtëpie është vlerësuar 326 mijë euro.