Fotot me ngjyra janë të bukura, por e bardha dhe e zeza bëjnë kontrastin më të ashtu siç janë momentet kur cdo gjë duket bardh e zi. Përdoruesit e një grupi në rrjetin social “Reddit, Historia e Ngjyrosur”, kanë transformuar fotografitë legjendare nga bardhë e zi në imazhe mahnitëse me ngjyra.
Ndoshta nuk mund të korrespondojnë me realitetin, por ata japin një ide se çfarë mund të ketë qenë.
Në disa prej tyre është fotoja e aktorit të famshëm Charlie Chaplin kur ishte 27 vjeç apo shkencëtari Albert Einstein, në verën e vitit 1939 në një plazh të New Yorkut.

Foto të tjera
Gjithashtu në mesin e tyre është edhe “Fëmija jetim me arush”, në vitin 1945 ku Londra sapo kishte dalë nga Lufta e Dytë Botëore. Po ashtu edhe fotoja bardhë e zi e divës së Hollivudit Elisabeth Taylor është shndërruar në ngjyra.
Puna e tyre është pëlqyer mjaft në rrjetin social, por ka shkaktuar edhe polemika të shumta në lidhje me keqinformimin që mund të krijohet me rikrijimin e fakteve historike për ti ngjyrosur.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com