Të nderohet vepra e At Zef Valentinit
Ne shqiptarët nderuam në mënyrën që e meritonte Nënë Terezën, një misionare të madhe, e cila veproi kryesisht në Indi, për shkak se ajo ishte shqiptare, dhe kjo përbënte dhe një dëshmi e madhe të qytetërimit të shqiptarëve.
TIRANE - Ne shqiptarët nderuam në mënyrën që e meritonte Nënë Terezën, një misionare të madhe, e cila veproi kryesisht në Indi, për shkak se ajo ishte shqiptare, dhe kjo përbënte dhe një dëshmi e madhe të qytetërimit të shqiptarëve. Por, po kështu duhet të tregojmë se jemi të qytetëruar në rast se dimë të nderojmë misionarin më të madh të huaj që erdhi në Shqipëri dhe punoi pareshtur për të e për shqiptarët. Dhe ky misionar është At Zef Valentini.
Pas nëntë vjetësh, në shtator 2022, është njëqindvjetori i ardhjes së parë të At Zef Valentinit në Shqipëri. Do të ishte mirë që të mendohej që sot për të ngritur një komision të përbashkët qeveritar-akademik për të nderuar figurën e tij. Nuk është herët që të bëhet kjo gjë, madje mund të jetë edhe paksa vonë. Nëntë vjet nuk janë një kohë shumë e gjatë për të bërë punë të tilla. Do të ishte më tepër në nderin e Shqipërisë, të institucioneve të saj, që në këtë ditë të ketë përfunduar botimi i korpusit të plotë të veprës së At Zef Valentinit, duke përfshirë edhe veprën e tij madhore që përbën një korpus më vete brenda korpusit të veprës së tij, “Akte shqiptaro-veneciane”.
Do të ishte mirë që ndërkohë të ishte krijuar Urdhri “Zef Valentini”, në tre shkallë, si një dekoratë e lartë që do t’u jepej të huajve që kanë kryer shërbime ndaj kulturës shqiptare, që kanë bërë shërbime intelektuale për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk është e tepërt që të mendohet për t’i vënë emrin e Zef Valentinit ndonjë sheshi apo rruge kryesore, si fjala vjen një segmenti të unazës së re të Tiranës, apo bulevardit të ri që po bëhet te stacioni i trenit në Tiranë. Nuk është e tepërt të mendohet edhe për t’i ngritur ndonjë shtatore, se ai ka bërë aq për kulturën shqiptare sa ta meritojë atë.
Një shprehje e tillë vlerësimi karshi te huajve që kanë kontribuar për Shqipërinë, shprehet bukur me shtatoren e ish-Presidentit amerikan, Ëillson, i cili tanimë e ka një shenjë mirënjohjeje në Tiranë. At Valentini vdiq në natën e 15-16 nëntorit 1979, vetëm 28 ditë pasi Nënë Terezës iu dha Çmimi Nobel për Paqen. Zef Valentini, edhe pse i lënë në hije apo i anashkaluar në vendin që e deshi shumë dhe të cilit i shërbeu gjatë gjithë jetës së vet, është padyshim një nga albanologët, bizantologët, historianët dhe etnologët e mëdhenj të shekullit të kaluar. Aspiratat e tij shkencore e kërkimore rrokën me kompetencë profesionale pothuajse të gjithë spektrin e çështjeve shqiptare. Është kjo, me sa duket edhe arsyeja pse studioja e tij frekuentohej shpesh nga përfaqësues eminentë të akademive evropiane dhe rretheve të njohura albanologjike.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.8%
-
Deri diku
5.5%
Vota total: 578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20
-
Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
28 Nëntor, 13:15
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11