Më 10 dhjetor 1948, udhëheqësit botërorë u bashkuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe shpallën përkrahjen për dinjitetin e qenësishëm dhe të drejtat e patjetërsueshme të të gjithë njerëzve. Duke miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNj), bashkësia ndërkombëtare iu përkushtua ndërtimit të një bote ku të gjithë njerëzit “janë të lindur të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta” dhe kanë të drejtën e lirisë, barazisë, dhe drejtësisë sipas ligjit. Teksa festojmë Ditën e Të Drejtave të Njeriut mbi gjashtë dekada pas miratimit të këtij dokumenti themelor, ripohojmë përkushtimin tonë për të promovuar dhe mbrojtur të vërtetat e tij themelore.
Këtë e bëjmë duke çuar përpara liritë universale të ruajtura në DUDNj, përfshi lirinë për të folur, lirinë për t’u grumbulluar, dhe lirinë e besimit fetar. Kur qeveritë përpiqen t’i mohojnë këto të drejta përmes ligjesh shtypëse dhe forcës së vrazhdë, ne ngrihemi kundër kësaj shtypjeje, përkrah njerëzve kudo në botë që i mbrojnë këto të drejta. Këto të drejta plotësojnë dhe përforcojnë njëra-tjetrën. Siç e thashë në Dublin, liria fetare ka të bëjë me njerëzit që janë në gjendje të ushtrojnë besimin e tyre, por edhe me të drejtën e njerëzve për të menduar atë që duan, për të thënë atë që duan, për t’u shoqëruar me të tjerë, e për t’u tubuar paqësisht pa pasur shtetin që i vëzhgon apo i ndalon ta bëjnë këtë. Nuk është as e nevojshme dhe as e pranueshme të mohohet një e drejtë në emër të një tjetre.
Ne përpiqemi t’i mbrojmë këto të drejta në vendin tonë dhe i mbështesim ato jashtë vendit sepse kjo ka rëndësi qendrore për identitetin tonë, është burim për ndikimin tonë në botë dhe jetësor për interesat tona kombëtare. Siç e kemi thënë, si Presidenti Obama ashtu edhe unë, qeveritë që respektojnë të drejtat e njeriut dhe pasqyrojnë vullnetin e popujve të tyre janë më të qëndrueshme, më të sigurta dhe më të begata në kuptimin afatgjatë dhe aleatë më të mirë për Shtetet e Bashkuara. Të drejtat e njeriut nuk mund të ndahen nga përparësitë e tjera. Janë të lidhura pazgjidhshmërisht me të gjitha synimet për të cilat përpiqemi këtu në SHBA dhe jashtë vendit. Deklarata Universale nuk është veç një katalog të drejtash dhe detyrimesh për qeveritë. Është një hartë e sprovuar në kohë për shoqëri të suksesshme.
Ne e festojmë Ditën e Të Drejtave të Njeriut çdo dhjetor, por çuarja përpara e lirisë dhe të drejtave të njeriut është puna jonë e përditshme. Ata prej nesh që kemi fatin të jetojmë në vende si Shtetet e Bashkuara kemi një përgjegjësi shtesë, së pari, për të qëndruar vigjilentë dhe siguruar që të nderojmë dhe zbatojmë përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut brenda vendit dhe, së dyti, për të ndihmuar të tjerët të përftojnë atë që kemi ne – shansin për të jetuar me dinjitet. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe të çojmë përpara këto liri themelore si online ashtu edhe offline; do të vazhdojmë të ngremë zërin për shtypjen kudo që ndodh; do të vazhdojmë të promovojmë tolerancën; dhe do të vazhdojmë të punojmë drejt ndërtimit të një bote më të drejtë dhe më paqësore.
*Autori Hilary Rodham Klinton
Sekretare e Shtetit
Uashington, DC
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com